Ferizaj: Po luheshin lojëra të fatit, ndërhyn policia

Kronikë e zezë

Ferizaj: Po luheshin lojëra të fatit, ndërhyn policia

Më: 22 prill 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Menaxheri i një lokali në Fushë Kosovë është shoqëruar në Polici, pasi në atë lokacion janë zhvilluar veprimtari të bixhozit që në Kosovë është vepër e kundërligjshme.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar 620 çipa apo zhitona të vlerave të ndryshme të cilët përdorën për lojëra të bixhozit dhe katër palë letra bixhozi.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, thuhet në raportin njëzetekatër orësh të Policisë.

Ndërsa, menaxheri i lokalit u lirua pas intervistimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat