“Mbrojtja e pyjeve 2021”, Policia me aksion në Ferizaj

Kronikë e zezë

“Mbrojtja e pyjeve 2021”, Policia me aksion në Ferizaj

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që po zhvillon, ka nisur së zbatuari planin operativ  “Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve .

Në kuadër të këtij aksioni policia gjatë kësaj periudhe, në bashkëpunim edhe me Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencinë Pyjore të Kosovës, ka realizuar këto aktivitete :

• Pika kontrolli – 53
• Persona të legjitimuar – 69
• Mjete të kontrolluara të transportit të drunjtëve – 44
• Fletëparaqitje – 23
• Mjete të sekuestruara për transportin e drunjtëve – 9
• Sasia e konfiskuar e drunjtëve – 41.7 m/3

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve”

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat