Arrestohet personi i kërkuar në Ferizaj për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i kërkuar në Ferizaj për vjedhje të rëndë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Ekipe të policisë nga stacioni policor i Ferizajt, kanë arritur ta arrestojnë personin A.Th, 26 vjeçar.

I kërkuar për veprën penale në bashkëkryerje “Vjedhje e rëndë”, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgim 2 vjet. 

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat