Vjedhje e rëndë në Podujevë

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Podujevë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Vjedhjet e shumta po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese në rajonin e Podujevës.

Nëpër raporte ditore të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se brenda një muaji ndodhin disa raste të tilla, ndërkohë që nuk mungojnë edhe ato të rënda.

Një e tillë ka ndodhur në fshatin Dobratin të kësaj Komune. Në një shtëpi, hajnat kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.  

“Podujevë, 19.06.2021-11:46. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: para  dhe stoli ari.  Ne  lidhje  me  rastin  është  njoftuar  prokurori. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.

Siç mëson media, vlera e dëmit të shkaktuar një personi nga kjo vjedhje arrin në mbi 20 mijë euro.

Duhet theksuar edhe përgjatë këtij viti numri i vjedhjeve në Podujeva ka qenë i madh, ndërkohë që i theksuar ka qenë edhe i atyre të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat