Tri vetura të vjedhura në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Tri vetura të vjedhura në 24 orët e fundit

Më: 15 mars 2022 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për tri vetura të vjedhura në 24 orët e fundit.

Veturat e vjedhura janë raportuar në Obiliq, Mitrovicë e Jugut dhe në Veri të Mitrovicës.

Obiliq i Vjetër 14.03.2022-03:26. Një qytetar përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur se disa të dyshuar kanë vjedhur një veturë me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë siguruar të dhënat e pronarit të veturës dhe kanë kontaktuar me pronarin e veturës i cili nuk kishte qenë në dijeni se iu është vjedhur vetura. Rasti vazhdon të hetohet.

Mitrovicë Jugu 14.03.2022-07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga të dyshuar të pa njohur i është vjedhur vetura me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Mitrovicë Veri, 14.03.2022-03:10. Raportohet se nga persona te panjohur është vjedhur vetura Audi A4 me targa te huaja. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat