Kërcënohet me armë nga ish i dashuri

Kronikë e zezë

Kërcënohet me armë nga ish i dashuri

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një grua në Shtime ka raportuar në Polici se ish i dashuri i saj ia ka kërkuar telefonin për t’ia kontrolluar dhe ia ka treguar revolen gjatë asaj kohe.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka treguar se me urdhër të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie e tre fishekë.

I dyshuari nuk është hasur, ndërsa rasti po hetohet.

Policia e ka cilësuar rastin si “shtrëngim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat