​Rrahu ish-bashkëshorten te prindërit e saj

Kronikë e zezë

​Rrahu ish-bashkëshorten te prindërit e saj

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 08:54
Foto ilustrim


Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten, e cila gjendej te prindërit e saj.

Viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 10.08.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij, e cila gjendej tek prindërit e saj. Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat