Grabitje e armatosur në Shtime

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Shtime

Më: 27 janar 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Policia ka informuar se katër persona të dyshuar, nën kërcënimin e armëve, dje kanë kryer grabitje në një kompani në Shtime, ku kanë marrë 4 mijë euro.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila veturë më pas është gjetur e djegur në një pyll.

Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar të cilit duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është duke u hetuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat