Një burrë e merr me forcë ish-gruan nga shtëpia e prindërve të saj në Ferizaj

Kronikë e zezë

Një burrë e merr me forcë ish-gruan nga shtëpia e prindërve të saj në Ferizaj

Më: 6 maj 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar në polici se ish-dhëndri ia ka marrë me forcë nga shtëpia të bijën të premten rreth orës 17 në Ferizaj dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar me forcë e ka marrë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të pa njohur. I dyshuari me viktimën kanë qenë çift bashkëshortor.

Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin, mirëpo ende nuk kanë hasur as viktimën as të dyshuarin”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat