Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Loxhë të Pejës.
Siç ka konfirmuar për median zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rreth orës 07:50 autoritetet janë informuar për një aksident ku janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ai tha se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
“Nga ekipi mjekësor është konstatuat se njëra nga të aksidentuarit nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.