Pesë shoferë ndëshkohen për shpejtësi ekstreme në Ferizaj

Kronikë

Pesë shoferë ndëshkohen për shpejtësi ekstreme në Ferizaj

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 08:56

Policia Rajonale e Ferizaj ka ndëshkuar pesë shoferë për tejkalim të rrezikshëm të shpejtësisë, gjatë kontrolleve të realizuara në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Ferizaj–Gërlicë, në fshatin Varosh.

Sipas policisë, shkeljet janë evidentuar në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h. Rasti më i rëndë ka qenë ai i një shoferi 22-vjeçar, i cili u kap duke vozitur me 166 km/h. Atij i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit për gjashtë muaj.

Katër shoferë të tjerë janë ndaluar me shpejtësi nga 113 deri në 150 km/h dhe janë ndëshkuar secili me nga 300 euro gjobë, tre pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj.

Matja e shpejtësisë është realizuar me veturën inteligjente të policisë. Kjo e fundit ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara, duke apeluar tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat