Rrahje në Pejë: Dy të lënduar, katër dërgohen në polici

Kronikë

Rrahje në Pejë: Dy të lënduar, katër dërgohen në polici

Më: 10 mars 2026 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit e Autobusëve në Pejë, derisa katër persona janë arrestuar lidhur me këtë incident nga policia.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi deklaroi se një thikë është gjetur në vendin e ngjarjes.

“Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor, derisa katër janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Policia me njësitet relevante dal në vendin e ngjarjes derisa kanë nisur hetimet lidhur me rastin”, tha Gashi.

Ai shtoi se tre persona janë në arrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat