Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes

Kronikë

Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes

Më: 13 mars 2026 Në ora: 08:50
Foto ilustruese

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës – Departamenti Kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas dyshimeve fillestare të Prokurorisë, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë.

I njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa hetimet janë në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat