Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë

Kronikë

Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë

Më: 10 maj 2026 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten rreth orës 13:45 në Mitrovicë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.

Sipas informacioneve, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht ndërmjet vete, ndërsa gjatë përpjekjes për t’i ndalur ata, një viktimë ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Jugu / 09.05.2026 – 13:45. Dy të dyshuar m/k (vëllezër)  pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ishin përleshur ndërmjet vete. Pas incidentit, trajtim mjekësor ka pranuar viktima m/k e cila kishte tentuar ti ndalojë të dyshuarit. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat