Bastiset një lokal në Lloshkobare, konfiskohen disa armë

Kronikë e zezë

Bastiset një lokal në Lloshkobare, konfiskohen disa armë

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 15:35
Ilustrim

Njësiti policor pas një informate me urdhër të prokurorit ka bastisur një lokal në fshatin Lloshkabare të Ferizajt, në të cilin gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar katër revole të kalibrave të ndryshëm.

Sipas Policisë, gjatë bastisjes është gjetur një revole Compa t –p me një karikatorë ,një revole 9 milimetër me një karikatorë, një revole Ekol special me një karikatorë, një revole M57 7.62 milimetër me dy karikatorë si dhe 24 fishekë të kalibrit 7. 62 milimetër, 29 fishekë të kalibrit  9milimeter, 14 të kalibrit  7.65 milimetër dhe një shufër metalike.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat