Policia jep detaje për vdekjen e 13 vjeçares nga Istogu

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e 13 vjeçares nga Istogu

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 10:12
Medina Buleshkaj

Një vdekje e papritur ka ndodhur dje në Istog, ku një vajzë e shkollës fillore ‘Bajram Curri’, ka ndërruar jetë në bankën e klasës. Policia ka njoftuar se e njejta është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Istog.

Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu dorëzohet familjarëve. Rasti u raportua dje rreth orës 11:20.

Vdekjen e Medina Buleshkajt, e cila vijonte mësimet në klasën e shtatë, e konstatuan ekipi i mjekëve të Spitalit Rajonal të Pejës, aty ku edhe u dërgua me autoambulancë për ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, deklaroi se rasti po cilësohet si hetim i vdekjes. 

“Mund t’jua konfirmojë se një i mitur gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar. Ndërkohë rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Shkaqet ende nuk dihen”, ka konfirmuar Rugova.

Tutje ai ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës i është kthyer familjes për ceremoninë mortore. 

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së vajzës së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat