“Kurrë s’e harrojmë Kukësin” – shqiptarët e Kosovës kujtojnë eksodin e vitit 1999

Kukësi

“Kurrë s’e harrojmë Kukësin” – shqiptarët e Kosovës kujtojnë eksodin e vitit 1999

Më: 16 prill 2022 Në ora: 19:38
Shqiptarët e Kosovës kujtojnë eksodin e vitit 1999

Shqiptarët e Kosovës kanë përkujtuar këtë të shtunë në Kukës 23 vjetorin e eksodit të vitit 1999.

Në kujtim të vuajtjeve të luftës, kalvarit, historisë, por edhe në shenjë falënderimi për pritjen e ngrohtë nga familjet kuksiane, shqiptarët e Kosovës ndan përkujtimet e eksodit.

Organizatorë të “Eksod 99” janë pritur në doganën e Morinit nga drejtues të Bashkisë e më pas ceremonia përkujtimore është pasuar me hapjen e një ekspozite me fotografi dhe një koncert në sheshin kryesor të qytetit.

Kukësi nga një qytet i vogël, u mbipopullua me më shumë se 500 mijë banorë nga Kosova, qëndresa dhe lufta e të cilëve u kthye në qendër të mediave botërore për më shumë se 3 muaj me radhë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat