Lidh katër fshatra, rruga Lapaj-Grykë Çajë në Kukës e bllokuar prej një jave

Kukësi

Lidh katër fshatra, rruga Lapaj-Grykë Çajë në Kukës e bllokuar prej një jave

Më: 1 janar 2023 Në ora: 08:33
Kukës

Prej një jave shembja e gurëve ka bllokuar rrugën Grykë-Çajë në Kukës.

Ndonëse kanë kaluar kaq ditë dhe jemi në prag festash, kryebashkiaku i Kukësit nuk ka marrë masa për të pastruar rrugën.

Rruga e bllokuar Lapaj-Grykë Çajë, është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajë.

Gjithashtu rruga bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, që do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.

Ndërkohë një banor i zonës shkruan për JOQ Albania se rruga është e bllokuar prej kaq ditësh dhe nuk është marrë masë për hapjen e saj, teksa kjo vështirson lëvizjen e banorëve.

Banori:

Rruga e njesise administrative Gryke-Caje me 4 fshatra, kukes vazhdon e mbyllur qe 1 jave dite

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat