Naser Nika: Koalicioni i dëshpëruar i shqiptarëve në Mal të Zi

Lajme

Naser Nika: Koalicioni i dëshpëruar i shqiptarëve në Mal të Zi

Nga: M.GJ Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:31
Naser Nika

Jam një aktivist në diasporë nga ku mundohem të përcjell gjithmonë gjendjen e të gjithë shqiptarëve në rruzullin tokësor por sidomos atyre në Mal të Zi.

Organizova në vendlindje një manifestim me emrin "Diaspora në Vendlindje" dhe mblodha të gjithë politikbërsit shqiptar atje, në vendlindjen time të dashur dhe shtrova një darkë për të nisur një bashkim partiak që veprimtarinë politike në të ardhmën ta kenë të bashkuar. E bëra këtë sepse temperamenti im është i tillë. I dua tubimet vëllazërore e kësaj rradhe pata për qëllim që në zgjedhjet parlamentare të dalin me një listë të përbashkët. Aty ishte nga diaspora dhe përkrahu atë tubim edhe avokati ynë i njohur Sabri Gjoni, i cili mori pjesë aktive në bisedime për një koalicion parazgjedhor shqiptarë në zgjedhjet e këtij viti në Mal të Zi.

Ishim të bindur se do arrinim të bëjmë të pamnunduren, bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi.

Sot, e quaj këtë koalicion me këtë emër, e ju do pyesni përse e quaj kështu. E quajta kështu sepse në rradhë të parë mendoj se nuk mundet një person me numër irelativ votuesish të jetë bartës i listës.

Image

E dyta, nuk mund të udhëheq listën një lider që fëmija i tij gjuhën shqipe e mëson vetëm nga një prind. Që të moskeqkuptohemi. Mund të udhëheq ndonjë listë të partive qytetare, por kurrsesi jo një koalicioni shqiptar. Për veten time është një apsurditet i palejueshëm, dhe e fundit, si ti bashkangjiten listës së përbashkët të prirë nga personi që nuk respektoi marrëveshjen parazgjedhore dhe kandidatit që duhej ta zevendësonte në Parlament ja mohoi at të drejtë pa aspak skrupulla njerëzore dhe morale. Paraprakisht nuk ofron besim që në të ardhmen nuk do e përsërisë një ekzebicion të tillë.

Në reagimin e Diasporës që tentoi të i bashkoj partitë shqiptare isha bashkiniciator edhe unë personalisht, dhe këtë mund ta dëshmoi fare lehtë. I shkruaja çdo ditë z.Mark Gjonaj, që të reagonte mbasi është bartës i një posti goxha të lartë këtu në Njujork.

Unë vërtet nuk kam ndoshta arsimimin e lartë si zotërinjtë që fton Mark Gjonaj, por kam zemren e bardhë e qëllimin e mirë... E kam dëshmuar besoj këtë sepse e bëj për mallin që kam për vendlindjen time dhe bashkëvendasit e mi atje.

Sikur z.Mark Gjonaj të kishte angazhuar përfaqësues dhe aktivist të denjë e të palodhur , jam i sigurt që koalicioni do ishte formuar pa asnjë problem. Por, kësaj herë ai më duket se mblodhi të dëgjueshmit pranë vehtes që mos të i prishet plani i hartuar më parë liderit që ai ka për zemër. Atë lider që ftoi të vetmin në festen e flamurit në Njujork. Kështu nuk arrihet bashkimi, kështu nxitet vetëm përçarja. Në fund, mund të them atë që të gjithë pak a shumë e kanë të qartë e ajo është mentaliteti ynë i njajtë, sepse ne juve në vendlindje ju kritikojmë për formimin e shumë partive në baza joreale dhe të dëmshme për faktorin shqiptarë atje, por në fakt njëjtë do vepronim edhe ne, kritikuesit kujdestarë nga "Amelika".... e dëshmuan aktivistet pra nga Njujorku. Ngjanë shumë me atë fjalinë e vjetër të imamëve tone: "Bëj si të them unë e jo si bëj unë".

Të dashur bashkvendas, ju jeni vet të mençur dhe si do që do votoni nuk do gaboni sepse askush nuk e do të mirën e fëmijve tuaj atje më shumë se ju vet. Mos lejoni që udhëheqësit politik të ju ngatërrojnë me inate dhe frustrime personale. Rrini të bashkuar e në fund votoni sipas interesit tuaj se u pa kjo punë. E baft Zoti ma mirë se ju mendojnë ato!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat