Një libër mbi të vërtetetat e shqiptarëve të Maqedonisë - Bota Sot
Një libër mbi të vërtetetat e shqiptarëve të Maqedonisë

Libra

Një libër mbi të vërtetetat e shqiptarëve të Maqedonisë

Nga: Shpëtim POLLOZHANI Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 19:38
Kopertina e librit

“IM ATË DHE KËLYSHËT E TITOS”  e shkrimtares Delvina Kërluku  është një krijim me karakter informativ,  arsimor dhe edukativ, me  këtë libër ajo e sjell gazetarinë në  një nivel të një punimi artistik. Ështe  një libër kronik ku frymojnë  shumë ese, libër, i cili mundet të  quhet edhe si një deshmitar, i cili  gërvisht në kohë dhe në vetëdijen e  njerëzve, është një krijim estetik,  përplot me dukuri të jetuara.  Çdo shkronjë e derdhur në këtë  libër ështe një copëzë jetë ku pikturohet  realiteti njëlloj sikurse në pikturën  e famshme të Betejës së Borodinos.  Në çdo resht të veprës kullon  djersë dhe gjak për fatin e popullit  të vetë. Çdo mendim i saj shpreh  protestën e një kryengritëseje, e cila  gjhithnjë e tregon edhe një  zgjidhje. Ajo me pendën e saj vepron  si një kirurg me një skalper në  dorë, i cili mundohet t’i nxjerë nga  truri i shqiptarit pjesët e nekrotizuara.  Me një rrebelizëm të zjartë e  lufton mentalitetin bizantino- komunist  të pushtetarëve dhe të këlyshëve  të Titos, të cilët ia shëmtojnë  jetën dhe ia mbyllin dyert e  ardhmërisë rinisë shqiptare.  Shpërthimi i saj nuk ka vetëm rrebelizëm,  aty e gjen edhe një shpresë,  por edhe një busull. 

AUTORJA I BIE TELIT TË  NDËRGJEGJES SË PUSHTETARËVE  TË KORUPTUAR 

Sipas autores, burimi i së keqes  sonë lind nga mentaliteti bizantin,  sindromi i sunduesit dhe kompleksi  i fukarait, sikurse që duket në  projektin Shkupi 2014. Ajo krijon  një pikturë të ekuilibruar duke konstatuar  se e keqja na vjen nga kompleksi  i madhështisë dhe sindromi  i sunduesit, i cili mendon se ai-sunduesi  është pasardhësi i krijuesve të  qiellit dhe të botës, pasardhësi i  Lekës së Madh, Car Borisit dhe ç’-  mos tjetër. Ajo e anatemon dorën  që tenton ti këpusë rrënjët tona  duke na injoruar dhe duke na e shtrembëruar  historinë, me ç’rast nuk  e len pa e fshikulluar as Akademine  e Shkencave , thelbin e së cilës e përbejnë  disa akademikë me tru të  ndryshkur dhe me shpirt të mykur  bizantino- komunist, tekstet dhe  Enciklopedia e të cilëve akoma po  qarkullojnë nëper shkolla dhe  nëpër duart e përkthyesve në gjuhë  të huaja.  Në esenë e parë të librit të saj  ajo shpërthen edhe kundër bustomanisë,  nëpërmjet së cilës vërtetohet  teza që, sa më i vogël që të  jetë një popull, aq më të mëdha i  ndërton përmendoret, të cilat i  ndërton nga materiali i vjedhur i  busteve dhe i përmendoreve të popujve  të tjerë, mirëpo nuk haron të  theksojë se në këte vjedhje dhe  vetëvjedhje kanë marrë pjesë edhe  shumë pushtetarë shqiptarë.  Duke ecur zbathur trojeve të  veta, autoreja flet për betejën e dibranëve  për mbrojtjen e Radikës, e  cila është një copëzë shpirti dhe një  pjesë e këngës së dhimbjes krenare  të saj. Radika, bashkë me Dinin e Zi  janë si motër e vëlla, janë si gjaku i  trungut tonë të ndarë dysh, për  mbrojtjen e të cilëve nuk duhet lënë  të ndryshken armët e të gjitha llojeve,  por, duhet luftuar, ashtu sikurse  u veprua ndonjë vjet më parë me  protestat madhështore të Dibranëve  dhe jo vetëm, dhe si rezultat i  asaj luftë Banka Botërore i tërhoqi  mjetet e ndara për një hidricentral  shkatërrues mbi Radikë, i cili ishtë  pazari i turpit të Qeverive të Kosovës,  Shqipërisë dhe Maqedonisë,  por, ajo gjithnjë tërheq vërejtjen për  vigjilencë pasi ky projekt ende nuk  është anuluar dhe pret një moment  të përshtatshëm, sikurse që pret një  virus në trupin e nieriut.  Në çdo rresht që e shkruan, ajo  i bie telit të ndërgjegjes së pushtetarëve  të koruptuar, por, edhe në  ndërgjegjen e atyre që i votojnë dhe  që janë në anën e grabitqarit të  ardhmërisë të rinse sonë.  Shqiptarët autoktonë të Rekës,  si pjesë integrale e Dibrës, janë plaga  e hapur që gjithnjë kullon gjak  në shpirtin e autores. Atë që se bëri  Otomani, Car Dushani e as edhe Çubriloviqi,  e bëri komunisti, këlyshët  e të cilëve i kemi sot në pushtet. Veprimi  i pare i sunduesit, thotë autorja,  në rrëfimin të Xha Brankos,  ishte zëvendësimi i mësuësve dhe i  priftërinjve ortodoksë shqiptarë me  priftërinj dhe me mësues komunistë  ortodoks sllavë, të cilët njëlloj  sikurse priftërinjtë grekë u thonin  besimtarëve shqiptarë se Zoti nuk  kupton shqip.  Kontributin më të madh për shqiptarët  Delvina e jep duke e çuar në  vend amanetin e babait të saj, i cili u  persekutua shkaku se e zëvendësoi  fotografinë e Titos me atë të Gjergj  Kastriotit në një manifestim  kombëtar dhe, i cili mundet të merret  si emërues i përbashkët e të  gjithë viktimave të UDB së Titos.  Ajo jep kontribut edhe me themelimin  e Shoqatës Josif Bageri, i cili ishte  nga Reka e Dibrës, mirëpo me ripushtimin  e trojeve shqiptare,  pushtuesi i ri-komunistët- përveç  priftërinjve, sollën edhe mësus sllavë,  duke i larguar atë shqiptarë,  sikurse që ishte edhe vetë Josif Bageri,  prandaj ajo në vazhdim të veprës  së saj e madhëron rolin e mësuesit,  dhe të Bagerit duke  organizuar konfernca dhe seminare  për veprën dhe jetën e atyre.  Kur flet për luftërat e shqiptarëve  në vitet 1999 dhe në vitin 2001,  ajo nuk harron të theksojë se të  gjitha luftërat bëhen për teritor,  ashtuqë, edhe kur këndon një bilbil,  ai nuk këndon kot së koti, ai u tregon  bilbilëve të tjerë meshkuj se, teritori  im është deri atje ku dëgjohet  kënga ime. Asnjë luftë nuk është  bërë për të drejta, mirëpo gjithsesi,  ajo me respektin më të madh u  përkulet dëshmorëve të luftës, pasi  lufta është veprimi më i kushtueshëm  i një populli, aty derdhet gjak  dhe bien dëshmorë. Në kuadër të  luftërave të shqiptarëve, autorja nuk  harron ti përmendë vetëm disa  (edhe pse janë me mijëra) nga ata  që luftuan për flamur dhe atdhe  sikurse që janë: Isa Boletini, Bajram  Curri, Hasan Prishtina, Elez Isufi dhe  disa të tjerë. 

LUNDËRTARE NËPËR KOHË E  HAPËSIRË 

Në veprën e saj autorja paraqitet  si një lundërtare nëpër kohë e  hapësirë. Ajo lundron here në të kaluarën  dhe herë në të ardhmen  duke mos e lëshuar nga dora busullën  e saj të përpiktë në drejtim të  ardhmërisë dhe të zgjidhjes së çështjes  kombëtare.  Asaj i dhemb shpirti që është e  detyruar të jetojë në një shtet me  disa monstra sikurse që është akademikja  Bozhinovska dhe soji i saj,  të cilët me trurin e tyre të atrofuar,  kombin e vetë e sjellin si boshti i  botës duke i mohuar të gjithë kombet  e tjerë. Ç’ të drejtë ka ajo- Bozhinovska,  që të kërkojë nga banorë  myslimanë që flasin maqedonisht  që lutjet fetare të mos i bëjnë shqip  ose turqisht, por vetëm maqedonisht?  Bozhinovskat shtiren si humanistë,  por, përse asnjëherë nuk e  thanë as edhe një fjalë për shqiptarët  qofshin ata ortodoksë, katolikë  ose myslimanë, mirëpo, autorja  në libër, gishtin e akuzës nuk e drejton  gjithnjë nga pala tjetër. Duke e  drejtuar gishtin më tepët nga vetvetja,  ajo e lufton sindromin e viktimës  brenda nesh duke pyetur: ku  janë dy akademitë tona të shkencave  shqiptare. Ku janë ata që e  kanë për detyrë që me argumente  shkencore ti luftojnë teoritë bizante-  komuniste që mbi 100 vjet u servohen  nxënësve shqiptarë dhe  botës. Përse e gjithë kjo energji pozitive  që e krijojmë nuk shndërrohet  në masë kritike që ta shkatërrojë  atë shpirtin e robit dhe sindromin e  Stokholmit përbrenda nesh, të cilin  e mbjell çdo pushtues e sundues  brenda popullit të pushtuar, në këtë  rast brenda shqiptarëve, të cilët  mendojnë se e kane lirinë, vetëm se  i kanë disa deputetë, ministra, mediume  dhe universitete, te gjithë të  kontrolluar nga sunduesi, në këtë  rast- joshqiptari. Ndoshta pushtetarët  e kanë lirinë e tyre individuale,  të cilën ua dha sunduesi duke iu  krijuar kushte për të jetuar si mizat  e kalit nën bishtin e tij, pasi aty janë  më të sigurta dhe kanë ushqim, por,  ata do ta gëzojnë atë liri derisa të  zgjohen shqiptarët e përgjumur, të  cilin e mbyti me doza të fuqishme  narkoze klasa e vete politike anembanë  trojeve shqiptare.  Autorja vazhdon rrëfimin e saj  se, shumë fëmijë në ish Jugosllavi u  rritën pranë dyerve të burgjeve të  Manastirit, Idrizovës. Goli Otokut  dhe gjetiu. Radhët e familjarëve që  presin përpara dyerve të burgjeve  nuk kanë të sosur as edhe sot derisa  kontribuojmë dhe jetojmë në një  shtet që ndërron emër e flamur orë  e çast. Vargu i familjeve shqiptare  para burgjeve nuk u shkëput  asnjëherë. Ende pa dalë të gjithë të  burgosurit nga burgjet e ish Jugosllavisë,  filloi kalvari i burgosjeve dhe  i radhëve të familjarëve të rastit të  Ladorishtit, afera e Armëve, Vrasja  dhe burgosjet e veprimtarëve për  Universitetin e Tetovës, Bitpazari,  Gostivari, Sopoti, Brodeci, Harun  Aliu si emerrues i përbashkët për të  gjithë patriotët e likuiduar nga pushteti,  dhe shumë raste të tjerë , deri  tek Lagja e Trimave.  Gjendja e arsimit dhe e objekteve  të shkollave tona është loti që  nuk shteret i shkrimtares se re. Derisa  nëpër shumicën e fshatrave  kemi shkolla të rrënuara, pa banjo,  salla sporti dhe pa biblioteka, objektet  e kultit shkëlqejnë dhe duket  sikur janë gati që ta gërvishtin edhe  qiellin.  Asaj i dhemb shpirti kur i sheh  të gjithë ata njerëz me diploma e  tituj, por, i vjen keq që ata të ngratët  nuk e dijnë se ekonomia e tregut  dhe tregu i punës nuk kërkojnë diploma  dhe tituj. Tregu i punës të ul  në tavolinë dhe kërkon nga individi  me diplomë ta punojë një projekt,  dhe pastaj të vlerëson në bazë të  atij projekti. I padituri me diplomë  nuk mundet të rrijë gjatë as edhe  në administratën publike. Thesi i  zbrazur nuk rrinë në këmbë, kishte  thënë dikur, po një dibran.  Me shitjen e votës suaj, vazhdon  autorja, ju vetë bëni që lagjet e  juaja, sikurse që janë ata të Dizhonit,  Çairit e gjetiu të ngjajnë si lagjet  e vendbanimeve të Banglladeshit  dhe të Kandaharit në Avganistan,  mirëpo, ajo e drejton gishtin edhe  nga ndërkombëtarët për banglladeshizimin  e lagjeve dhe infrastrukturës  ku jetojnë shqiptarët duke i  pyetur ata përse e heshtin çështjen  e devijimit të fondeve infrastrukturore  nga Shkupi i pjesës ku jetojnë  maqedonasit dhe nga Maqedonia  Lindore dhe përse komunikojnë me  politikanë, të cilët që moti duhej të  jenë atje ku sot qindra të burgosur  shqiptarë- viktima të këtyre politikanëve  janë hedhur në grevë urie.  Përse ata nuk pyesin për infrastrukturën  rrugore në pjesën veri-lindore  të Maqedonisë Veriore. Përse nuk  e luajnë as gishtin e vogël për një  hetim ndërkombëtar për rastet e  fabrikuar të shumë shqiptarëve të  dënuar me burg të përjetshëm.  Ajo me dhimbje konstaton se  shkërmoqja e funksionimit të sistemit  të vlerave në shoqërinë shqiptare  nga ana e partive politikë na e ka  sjellur këtë gjendje, së cilës po i  duket fundi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...