Një zgjidhje për prindërit ‘e lodhur’ nga pushimet e gjata të fëmijëve

Libra

Një zgjidhje për prindërit ‘e lodhur’ nga pushimet e gjata të fëmijëve

Më: 6 janar 2021 Në ora: 07:19
Ilustrim

Viti i Ri ka vetëm pak ditë që ka trokitur dhe të gjithë duam të besojmë se do të jetë një vit i mbarë. Po ashtu, fëmijët kanë edhe disa ditë pushim derisa të rinisin shkollën e t’u rikthehen mësimeve. Për të gjithë prindërit që “janë mërzitur” me fëmijët nëpër këmbë këto ditë të Vitit të Ri dhe për të gjithë ata që ende nuk ua kanë bërë dhuratën e Vitit të Ri vogëlushëve të tyre, shtëpia botuese “Pegi” propozon një libër interesant nga autorja Persida Asllani, “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve.”

Përshkrimi i librit

Babagjyshin e përfytyrojnë të ulur pranë zjarrit bubulak, duke lexuar me kërshëri çdo letër fëmije dhe duke menduar se cili prej tyre do të meritonte një dhuratë në Natën Magjike. Por, në të vërtetë, gjërat janë paksa më ndryshe! Jeta e elfëve dhe e Babagjyshit, që fëmijët e duan aq shumë, ndonjëherë mund të ndërlikohet në mënyrë të befasishme e t'i përfshijë ata në biseda të gjata ose edhe më shumë se kaq, në aventura të çuditshme.

Ja, pikërisht në një mëngjes dhjetori, kur dita dukej se kishte nisur mirë e bukur, dy elfë po flisnin të shqetësuar mes tyre dhe po përpiqeshin të kuptonin diçka më shumë rreth fjalëve që Babagjyshi kishte shqiptuar atë mëngjes...

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat