Prezantim i romanit “Eskadronët e vdekjes” dhe bashkëbisedim me autorin Bardhyl Mahmuti

Libra

Prezantim i romanit “Eskadronët e vdekjes” dhe bashkëbisedim me autorin Bardhyl Mahmuti

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 10:07
“Eskadronët e vdekjes” - Bardhyl Mahmuti

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ka njoftuar se do të mbaj promovimin e romanit “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti, i cili bazohet në ngjarje të vërteta lidhur me gjenocidin në Kosovë.

Promovimi i këtij romani do të bëhet më 6 mars, në ora 14:00, në Hotel Winkelried, Landstrasse 36, 5430 Wettingen (Zvicër).

Kjo qendër vitin e kaluar në ditën e përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, më 15 janar 2021, botoi romanin “Eskadronët e vdekjes”. Mirëpo për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me coronavirus, nuk është bërë asnjë përurim i kësaj vepre me qëllim që të shmangnim çdo rrezik të përhapjes së COVID-19.

“Tani kur situata sanitare na mundëson organizimin e tubimeve, ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e kësaj vepre, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë autori.Prania juaj në këtë përurim dhe bashkëbisedimi rreth romanit e temës së gjenocidit që trajton kjo vepër letrare, do t’ia shtojë vlerën takimit tonë”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat