"Merrja një pasqyrë, ua afroja te goja dhe e verifikoja vdekjen"

Libra

"Merrja një pasqyrë, ua afroja te goja dhe e verifikoja vdekjen"

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 09:53
"Psycho II" i shkrimtarit Ilir Muharremi

"Më duheshin 15 minuta për t’i vrarë. Isha shumë i kujdesshëm. U qëndroja pranë, prisja vdekjen e tyre. Merrja një pasqyrë, ua afroja te goja dhe e verifikoja vdekjen. Nganjëherë i vrisja për së dyti se kishte nga to që mbijetonin. Nuk ulërinin sepse nuk e prisnin një gjë të tillë, si ju për shembull sot. Ishin të pafajshme shoqet e mia. Ato që i varrosja, i fusja në të njëjtin varr, ishin tri deri në katër femra. Kjo m’i gërricte nervat sepse pas një kohe nuk lëviznin dhe doja femra të tjera. Sa më pëlqente kur i ngufatja e i shikoja drejt në sy, ky moment është shumë i veçantë. E shikoj vajzën drejt në sy dhe aty fillon të fiket një dritë. Çasti i vdekjes me prekte shumë dhe më shqetësonte...”

Pjesë nga "Psycho II" i shkrimtarit Ilir Muharremi

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat