Antologjia ”Fjalë me krahë” morri rrugën për në duart e lexuesit

Libra

Antologjia ”Fjalë me krahë” morri rrugën për në duart e lexuesit

Nga: Sokol Demaku Më: 24 mars 2023 Në ora: 18:51
Kopertina e librit

Pas një pune disa mujore të palodhshme të anëtarëve të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë doli nga shtypi Antologjia e poezisë së Festivalit të XII Ndërkombëtar të poezisë "Sofra poetike Borås 2023" me titull "Fjalë me krahë" , shtypurë në shtypëshkronjen Lena Grapohic në Prishtinë, në 200 kopje dhe në 310 faqe.

Është bërë traditë pune tek këta entuziast të fjalës së shkruar që 12 vite me radhë një punë kaq madheshtore në prezsentimin e poezisë në arenën ndërkombëtare. Këtë vit interesimi dhe pjesëmarrje e poetevë nga vende të ndryshme te botës ishte edhe më e madhe se viteve më parë e kjo shihet nga numri i pjesëmarrësve në Antologji e që ka mbërri në 120 poet në 12 gjuhë të botës të jenë të përfshirë në te. Si duket puna dhe angazhimi i kåetyre netuziastëve nga QKSH Migjeni ka bërë te vetën dhe është një interesim kaq i madh i poetëve nga mbar bota që të jenë pjesë e këtij Festivale Ndërkombëtar, dhe kësaj Antologjia, organizuar dhe botu nga ana e një shoqate me renome dhe bagazh të madh kulturor shqiptare në mërgatë siq është Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni me seli në Borås të Suedisë.

Është për tu admiruarë puna e këtyre netuziastëve në mërgatë, por njëherit duhet falenderua te tillët për nje prezentim kaq te denjë të gjuhës, kultures dhe traditës shqiptare në botë.

Nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë falenderojnë me shumë respekt dhe u janë mirënjohes për perkrahjen dhe mbështetjen që marrin në ruajtjen e kultures dhe tradites këtu në mërgatë që u jep Kultur i väst ”Kultura në Përndim” nga Göteborg, një organ kulturor në regjionin e Göteborg sepse ata janë nxitës dhe stimulues të punës së tyre me vite si dhe Këshilli komunal i qytetit Borås i cila mbështet këtë shoqatë në të gjitha aktivitet e saja kulturore këtu e 17 vite me radhë.

Dalja nga shtypi e Antologjisë me titull ”Fjalë me krahë”bëri jehon edhe në vendet nga vin autorët e punimeve të dërguara për Festival dhe Antologji, e kjo ka vlerë edhe më t¨åe madhe për punen e palodhshme të entuziasteve të kultures dhe gjuhë shqipe në mërgatë. Nga Antologjia shihet se në Antologji dhe Festival dominon poezia shqipe të cilen e ndjhek ajo suedeze, bullgare keshtu me radhë. Një larmi kulturore e cila shprehë vlera në kohë të turbullta kur njerëzit kanë nevojë për komunkim dhe afrim me njëri tjetrin.

E këtu thonë se QKSH Migjeni është duke punuar në të madhe në organizimit të Festivalit të XII Nderkombëtar të Poezisë ”Sofra poetike Borås 2023” i cili do të mnbahet në Borås në 3 dhe 4 qershor dhe do të përfundoj në 5 qershor në qytetin pitoresk Uddevalla.

Të gjithë ata që janë të interesuar që të kën këtë Antologji mund ta porosisin në email adresen:

[email protected]

Poetët pjesëmarrës:

Tina K Persson, Suedi, Fatmir Terziu, Angli, Eva Ermenz, Suedi, Nase Jani, Shqipëri, Migena Arllati, Kosovë, Billi Bengsson, Suedi, Yllka Sheqiri, Suedi, Louise Halvardsson, Suedi, Elida Prifti, Angli, Gabriela Mujaj, Austri, Alexandra Andersson, Suedi, MarinaLevendi, Greqi, Sokol Demaku, Suedi, Stefan Albrektsson, Suedi, Джина Дундова, Bulgari, Ligor N.Shyti, Shqipëri, Kadrije Gurmani, Shqipëri, Gina Xhaferaj Kapaj Greqi, Namik Selmani, Shqipëri, Bruna Musai, Shqipëri, Ismet Tahiraj, Kosovë, Hidajete Hasani, Kosovë, Silvana Kapaj, Greqi, Maja Ivković, Itali, Flora Shabi, Shqipëri, Розалия Александрова, Bulgari, Kristaq Turtulli, Shqipëri, Радка Атанасова-Топалова, Bulgari, Gladiola Jorbus, Suedi , Rovena Shuteriqi, Greqi,Ali Gjeçbritaj, Mal i Zi, Bukurie Maloku, Shqipëri, Kasam Shaqirvela, Maqedoni e Veriut, Malcolm Unge, Suedi, Selvete Abdullahu, Kosovë, Edona Beqiri, Kosovë, Ismet Krasniqi, Kosovë, Bajram Muharremi, Suedi, Fetah Bahtiri, Suedi, Erona Mehmeti, Kosovë, Lorina Nebihi, Gjermani, Ylltare Ferati, Kosovë, Flora Peci, Kosovë, Florijana Kurtishi Jashari, Zvicër, Bilall Maliqi, Srbi, Rajmonda Qose Shkopi, Shqipëri, Nexhat Sadullahu, Kosovë, Vjollca AliajAlbania, Monica Mazzitelli Moiner, Sverige, Elisabeta Gockaj, USA, Adelina Xhaferi, Maqedoni e Veriut, Trandafile Molla Baja, Itali, Jana Witthed, Suedi, Ibrahim Abedini, Suedi, Fatjon Bunga, Shqipëri, Xhemkadri Kastrati, Kosovë, Ahmet Emin Atasoy, Turqi, Zahra Hassan, Suedi, Henrik Mimmersson, Suedi, Mervete Dragaj, Kosovë, Klodiana Kadillari, Itali, Vjola Braho, Suedi, Kadri Tarelli, Shqipëri, Remzi Basha, Suedi, Artan Xhaferri, Itali, Mimoza Gjeta, Itali, Manushaqe Toromani, Shqipëri, Liber Emini, Maqedoni e Veriut, Mubera Šabanovic, Suedi, Majlinda Shaqiri, Kosovë, Prenda Sejdia, Shqipëri, Klaudia Zoga Greqi, Blerina Çifliku Behari, Shqipëri, Bora Balaj, USA, Hysen Grajqevci, Kosovë, Jasmina Sfiligoj, Kroaci, Britta Stenberg, Suedi, Valbona Hykaj, Shqipëri, Ajne Iberhysaj, Kosovë, Slavaka Marinovska, Bulgari, Ingeli Aalto, Suedi, Viron Kona Shqipëri, Vjollca Ajasllari Koni, Greqi, Lida Bashllari, Shqipëri, Flutura Maçi, Shqipëri, Bali Haxhiu, Kosovë, Emine Hoti, Norvegji, Drita Kosumi – Syla, Kosovë, Janaq Jano, Shqipëri, Anxhela Ziso, Suedi, Eli Kanina, Shqipëri, Zamira Agalliu, Shqipëri, Delo Jusufi, Shqipëri, Albana Ponari, Itali, Merita Kuçi Thartori, Shqipëri, Йорданка Гецова, Bulgari, Magnus Lindgren, Suedi, Marisa Ashiku, Shqipëri, Armenida Qyqja, Shqipëri, Njazi Kollcaku, Suedi, Eugent Kllapi, Suedi, Agim Desku, Kosovë, Lindita Prenga, Kosovë , Nurie Baduni, Shqipëri, Meri Mezin, Shqipëri, Blerta Tmava Veselaj, Kosovë, Petrit Malushi, Shqipëri, Bahtir Latifi, Suedi, Лозан Такев, Bulgari, Nexhmije Hasani, Angli, Виолета Бончева, Bulgari, Elisabeta Isufi, Greqi, Fatbardha Kaci, Shqipëri, Xhevrije Kurteshi Nimani, Suedi , Raquela Zarazaga, Spanjë, Stefan Nilsson, Suedi, Aida Hysa, Greqi, Shqipe Hasani, Kosovë, Rizah Sheqiri, Suedi,

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat