Zbuloni natyrën e kolegëve duke parë çfarë hanë në drekë

Life style

Zbuloni natyrën e kolegëve duke parë çfarë hanë në drekë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 06:22
Ilustrim

Një editor amerikan, mesa duket edhe një survejues me përvojë, para ca kohësh ka botuar këtë shkrim, sipas të cilit ai thotë që mund të zbulojë tipin e kolegëve sipas menusë së drekës së tyre, në kuzhinën e kompanisë, mensën ngjitur, apo edhe mbi tavolinën e punës a këndin e improvizuar. Zbuloni çfarë thotë:

Me kolegët mund të bëhesh më i afërt duke u bërë pyetje apo duke marrë pjesë në biseda, por unë preferoj t’i njoh njerëzit duke hetuar në heshtje veprimet e tyre dhe pastaj të nxjerr përfundimet për personalitetin e tyre.

Po ju them që nuk është aq e çuditshme sa mund të duket. Kam ndjekur një kurs psikologjie, kështu që më mjafton të mendoj që jam i kualifikuar për të analizuar njerëzit bazuar në sjelljet dhe detajet e vogla të rutinës së tyre të përditshme. Ajo që hanë për drekë është një prej tyre.  Nëse do t’i njohësh kolegët, të sugjeroj të ulesh pranë tryezës së tyre dhe të shpresosh që ata të mos e kuptojnë që po i vëzhgon. Nuk ka mënyrë më të mirë për të krijuar një ide kush janë, sigurisht përveç rastit kur ndërvepron me ta. Mësoni çfarë tipash janë nëse porosisin:

Sallatë

Ti mund të mendosh që këta tipa po të japin një dorë, por ka rrezik që pas një kohe të kuptosh që më shumë të kanë dëmtuar sesa të kanë bërë mirë.

Dhe do jenë gjithmonë të pakënaqur dhe me shijen e salcës me hudhra.

Pica

Këta njerëz janë shumë përtacë për ta gatuar vetë drekën dhe jo aq të sofistikuar për të blerë një vakt të vërtetë. Ashtu si dhe pica, ata nuk ngelen kurrë keq, bëjnë gjithmonë një punë të kënaqshme dhe kanë një prirje për të të vajosur me fjalë të bukura e për të mos qenë asnjëherë të saktë në punë, por për t’i zgjatur gjërat si djathi i shkrirë.

Njerëzit që preferojnë këtë ushqim, nuk janë shumë të fiksuar me picën, por nuk duan të harxhojnë para në restorante, vetëm në mos ka ndonjë ofertë dite.

E rëndësishme: Nëse bashkëpunëtorët tuaj e hanë picën me pirun, shmang çdo kontakt me ta.

Sanduiçe

Ndoshta nuk është politikisht korrekte, por unë jam gjithmonë i alarmuar para një njeriu që ha ende bukë në këtë kohë.

Duke qenë që Epoka e Ushqimeve të Mbështjella i ka lënë radhën Epokës së Ushqimeve në Tas, nuk  besoj dot që njerëzit që dalin nga rruga e historisë për të futur më shumë karbohidrate në dietën e tyre, nuk janë të kapur edhe me mënyra të tjera pas së shkuarës.

Këta janë njerëzit që një ditë mund të kërkojnë ndihmë për të dërguar një email. Vrapo. Vrapo larg tyre.

Ushqim kinez

Ushqimi kinez (jo autentik, nga ato paketat ofertë të restoranteve) është një betejë paradoksale mes kuzhinës ekzotike dhe gjenerale, të përgjithshme dhe njerëzit që e porosisin janë zakonisht njerëz që shijojnë momentin dhe pastaj shqetësohen për pasojat afatgjata kur do kenë atak zemre në tavolinën e punës në moshën 32 vjeçare.

Sushi

Të porosisësh rregullisht sushi për drekë është si të marrësh pijen më të shtrenjtë pas banakut pa pyetur baristin sa kushton, është një mënyrë e shkëlqyer për të thënë me zë të lartë “unë jam më i suksesshëm sesa ty”, pa thënë asnjë fjalë.

Të paktën të gjithë të tjerët do jenë të barabartë, do mbajnë lotët e inatit në tualet.

Peshk i ringrohur

Nuk është që këta njerëz nuk kanë respekt për kolegët, ata thjesht nuk kuptojnë që ligjet e pashkruara të natyrës na ndihmojnë të bashkëjetojmë me të tjerët. 

Do ishte me të vërtetë keq nëse dikush nuk do kuptonte drejt një kompliment të tyre dhe do ta raportonte te shefi i burimeve njerëzore.

Burrito

Kjo nuk është e vështirë: Njerëzit që hanë burritos sigurisht i kanë qejf pjesët e ndryshme të jetës së tyre të përqendruara dhe të kombinuara në një format eficient, të kënaqshëm dhe të tretshëm (dhe e dinë që disa përbërës kushtojnë më shumë).

Diçka nga këto të mësipërmet, e porositur në telefon

Ata mendojnë që koha e tyre është më e rëndësishme sesa ajo është në të vërtetë. Sa kohë pozicioni në anglisht nuk iu fillon me C dhe nuk iu mbaron me O, nuk është rasti.

Diçka nga shtëpia

Ekonomike, e përgjegjshme, e organizuar: këto janë cilësitë që kërkon kushdo te një punonjës ideal, e cila të bën të ndihesh keq që shpenzon aq shumë për drekën çdo ditë ndërsa ajo lan tasin e ushqimit në lavamanin e kuzhinës.

Askush nuk e ka qejf të shkëlqyerin.

Asgjë

Kush ka nevojë për ushqim kur ka një shishe ujë me lëng limoni që mund ta përdorësh si justifikim për të folur për pastrimin sa më shpesh gjatë ditës?

Ky duhet të jetë vëzhguesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat