Procesi i plakjes së njeriut mund të ngadalësohet! Studimi i parë në botë për këtë tregoi se…

Life style

Procesi i plakjes së njeriut mund të ngadalësohet! Studimi i parë në botë për këtë tregoi se…

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Procesi i plakjes së njeriut mund të ngadalësohet dhe këtë e ka treguar një studim i realizuar për herë të parë në lidhje me këtë proces, pohojnë shkencëtarët.

Studiuesit përdorën një formë të terapisë me oksigjen për të përmbysur dy treguesit kryesorë të plakjes: gjatësia e telomereve (kromozomeve) dhe akumulimi i qelizave të plakjes, raporton “The Sun”.

Shkencëtarët zhvilluan një provë klinike me 35 të rritur, mbi moshën 64 vjeç, për të parë nëse një metodë mund të parandalojë përkeqësimin e këtyre dy treguesve të procesit të plakjes.

Vullnetarët në “Universitetin e Tel Avivit” dhe “Qendrën Mjekësore Shamir” në Izrael, u vendosën në një dhomë dhe iu dha oksigjen i pastër për 90 minuta çdo ditë, për pesë ditë në javë, për tre muaj.

Pas provës, shkencëtarët gjetën se kromozomet tek pjesëmarrësit ishin rritur në gjatësi deri në 20 për qind, ndërsa qelizat e tyre të plakjes ishin zvogëluar deri në 37 për qind.

Shumë shkencëtarë besojnë se plakja në vetvete është përgjegjëse për gjendje të rënda, të tilla si: Alzheimer, Parkinson, artrit, kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet.

Rezultatet pozitive mendohet se kanë të bëjnë me nivelin e shtuar të oksigjenit, i cili rigjeneron qelizat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat