7 rregulla për t’u bërë minimaliste, si ta bësh më të thjeshtë jetën në shtëpi

Life style

7 rregulla për t’u bërë minimaliste, si ta bësh më të thjeshtë jetën në shtëpi

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:08
Ilustrim

Si ta bësh jetën në shtëpi më të thjeshtë

Je apo nuk je fanse e shprehjes “më pak është më shumë”, të jesh minimaliste do të thotë një jetë më e shëndetshme – trup, mendje dhe shtëpi e pastër. Të jesh minimaliste do të thotë të mos mbash gjërat që nuk të duhen apo që nuk ke nevojë. Ka disa rregulla që duhet të ndjekësh për të qenë e tillë. Mjafton t’i ndjekësh, sepse me siguri do ta gjesh veten.

Bëj një listë të gjërave që nuk të duhen

Nëse nuk e ke veshur një bluzë (fustan a çfarëdo) për të paktën një vit, atëherë ka shumë mundësi që të mos e veshësh më. Krijo hapësirë në shtëpi duke hequr gjërat që nuk të duhen.

Mos mbaj shumë veshje të ngjashme

Sa palë xhinse ke me të njëjtin stil? A i përdor të tria palët apo je fiksuar vetëm në një palë? Bëhu më selektive dhe zgjidh cilat veshje të duhen më shumë dhe i ke më të nevojshme.

Krijo një kënd të veçantë për veshjet e punës

Shumë kompani vënë në shërbim të punonjësve të tyre uniforma. Por edhe të tjera që nuk kanë një kod veshjeje, kanë kërkesa për veshje serioze. Kështu, në gardërobë krijo një kënd të veçantë për ta pasur gjithçka nën kontroll çdo mëngjes dhe shfrytëzo në këtë mënyrë kohën që kaloje duke bërë rrëmujë për të gjetur atë dreq fustani të zi.

Paketo

Të jesh minimaliste do të thotë edhe të jesh sa më komode me çantën e udhëtimit dhe të ruash sa më shumë hapësirë në valixhen që merr me vete. Ji sa më praktike dhe ruaji çantat gjatë udhëtimit, pa shpenzuar pa fund për veshjet me të njëjtin stil.

Minimizo gardërobën

Të jesh minimaliste nuk do të thotë të mos ia kesh idenë botës së fashion-it, përkundrazi. Megjithatë, duhet të kesh parasysh që disa ngjyra bazike dhe veshjet klasike që mund të të duhen në çdo kohë janë të nevojshme. Një minimaliste nuk del kurrë nga stili. Të menaxhosh dhe minimizosh gardërobën do të thotë që çdo mëngjes t’i kesh gati veshjet ose të mbash mend vendin ku i ke vendosur.

Krijo hapësirë

Nëse nuk e shfrytëzon hapësirën në shtëpi, bëhu më praktike. Kështu, nisur nga ideja se më shumë hapësirë është më mirë, përpiqu që çdo kënd të shtëpisë ta shfrytëzosh për të pasur sa më shumë rregull.

Ndiq rregullin “një po, një jo”

Nëse blen diçka të re, diçka e vjetër duhet të largohet. Kjo do të të ndihmojë të menaxhosh më mirë gjërat që ke, por edhe të çmosh gjërat që të duhen dhe ato që nuk të duhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat