Punëtorët me orar dhe lokacion fleksibil të punës marrin më pak pushim dhe janë më produktivë

Life style

Punëtorët me orar dhe lokacion fleksibil të punës marrin më pak pushim dhe janë më produktivë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:11
Ekspertët thonë se puna me orar dhe lokacion fleksibil u sjell shumë përfitime punëtorëve dhe punëdhënësve

Një anketim i ri pohon se punëtorëve të cilëve u ofrohet opsioni i një pune fleksibile janë duke ndikuar që të përfitojnë bizneset e Mbretërisë së Bashkuar duke marrë më pak pushim dhe duke bërë punë më produktive.

Anketimi ka krahasuar produktivitetin e 1,500 punëtorëve të cilët e kanë caktuar vet orarin apo lokacionin e punës me 500 tjerë që nuk e kanë pasur këtë mundësi.

Punëtorët fleksibilë ishin anketuar dhe kishin raportuar se kishin bërë punë më efikase gjatë një dite normale të punës sesa gjatë një pune që ka orar të zakonshëm nga 09:00 deri në 17:00.

45% e këtyre punëtorëve kishin thënë se do të kishin ngurruar të largoheshin nga vendi i punës për një punë të re që nuk ua ofron të njëjtin fleksibilitet.

Ekspertët thonë se puna me orar dhe lokacion fleksibil u sjell shumë përfitime punëtorëve dhe punëdhënësve.

“Në këtë botë të lidhur, krejt çfarë u nevojitet njerëzve për të punuar është një laptop dhe një lidhje e qëndrueshme e internetit – e që të dyja mund të gjenden në shumë vende tjera dhe jo vetëm në ambientin e punës”, thotë Olivia Hill, udhëheqëse e këtij studimi.

Ajo gjithashtu thekson faktin se punëdhënësit janë duke u bërë më të prirë t’i lejojnë punëtorët të kenë orar dhe lokacion fleksibil, duke supozuar se përderisa puna kryhet, nuk ka fare rëndësi se ku ose kur ndodh ajo.

Gjëja më e rëndësishme është niveli i lartë i produktivitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat