Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Faton Peci ka përcjellë një mesazh sensibilizues, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta, parandalimit dhe mbështetjes për gratë që po përballen me këtë sëmundje.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Peci u është drejtuar grave që po përballen me kancerin e gjirit, familjeve të tyre dhe të gjitha grave që kanë nevojë të kryejnë kontrolle mjekësore, duke bërë thirrje për më shumë kujdes, vëmendje dhe shpresë.
Ai ka bërë të ditur se Komuna do të qëndrojë pranë grave që po përballen me këtë sëmundje, edhe përmes mbështetjes financiare.
Postim i plotë:
Marshi i Ndërgjegjësimit
Për çdo grua që po përballet me kancerin e gjirit, për çdo familje që po e përjeton këtë betejë dhe për çdo grua që duhet të bëjë sot një kontroll, le të jetë ky muaj një kujtesë për më shumë kujdes, vëmendje e shpresë. Komuna po qëndron edhe me mbështetje financiare pranë grave që po sfidohen me këtë smundje.
Postualiteti që i qëndron kohës: MË MIRË PARANDALIM SE SA SHËRIM!
Jemi pranë jush