Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

Mitrovicë

Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 11:39
Fotoilustrim

Me afrimin e sezonit dimëror dhe vështirësimin e kushteve të qarkullimit në rrugë, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë e Jugut po zhvillon një fushatë vetëdijesuese, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët policorë janë angazhuar në shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese për shoferët, duke përcjellë mesazhe dhe këshilla për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushte të pafavorshme atmosferike.

Sipas njoftimit të Policisë, vëmendje e veçantë i kushtohet qarkullimit gjatë reshjeve të shiut dhe borës, pranisë së ngricave në rrugë dhe dukshmërisë së zvogëluar, të cilat mund të rrisin rrezikun për aksidente trafiku.

Përmes kësaj fushate, shoferëve u bëhet thirrje që të mos tejkalojnë shpejtësinë e përshtatshme për kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë përgjegjësi të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

Në fund të njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë e Jugut apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat