Policia në Mitrovicë zhvillon fushatë për parandalimin e zhurmës dhe respektimin e qetësisë publike

Mitrovicë

Policia në Mitrovicë zhvillon fushatë për parandalimin e zhurmës dhe respektimin e qetësisë publike

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 19:24
Policia në Mitrovicë zhvillon aktivitete vetëdijësuese për parandalimin e zhurmës dhe ruajtjen e qetësisë publike në Mitrovicë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut po zhvillon një fushatë informuese dhe vetëdijësuese me qëllim parandalimin e zhurmës së panevojshme dhe respektimin e qetësisë publike.

Në kuadër të aktiviteteve parandaluese, qytetarët dhe subjektet afariste po informohen për rëndësinë e respektimit të orareve të përcaktuara, veçanërisht lidhur me përdorimin e pajisjeve që prodhojnë zhurmë gjatë orëve të natës.

Policia ka bërë të ditur se shkelja e dispozitave që rregullojnë rendin dhe qetësinë publike mund të sjellë edhe pasoja ligjore.

Përmes kësaj fushate, Policia u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që të tregojnë përgjegjësi dhe mirëkuptim, duke respektuar të drejtën e secilit për qetësi dhe pushim.

Autoritetet kanë theksuar se aktivitetet vetëdijësuese synojnë që, përmes informimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, të kontribuohet në krijimin e një mjedisi më të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat