Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka ekzekutuar subvencione në vlerë prej 74 mijë eurosh për 639 qytetarë që kanë aplikuar për mbështetje financiare për barna dhe trajtime mjekësore.

Kështu thuhet në njoftimin e Komunës, e cila thekson se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve, duke kontribuar në lehtësimin e barrës financiare për nevojat e tyre shëndetësore.

“Drejtoria për Shëndetësi ka realizuar ekzekutimin e mjeteve financiare për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.

Të cilët kanë parashtruar kërkesa për mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore”- thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat