Peci: Në Bare vendosëm gurthemelin e fushës së tretë sportive multifunksionale

Mitrovicë

Peci: Në Bare vendosëm gurthemelin e fushës së tretë sportive multifunksionale

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 22:37
Faton Peci, Blerim Gashani

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale për ditën e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka njoftuar për përmbylljen e këtij aktiviteti, duke falënderuar ministrin Blerim Gashani për mbështetjen e sportit në Mitrovicë.

“Në Bare e përmbyllëm vënien e gurthemelit të fushës së tretë sportive multifunksionale për sot”, ka shkruar Peci.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj ministrit Gashani për përkrahjen e projekteve sportive në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat