Mitrovica me projekt të ri për ashensorët, Peci paralajmëron ndërhyrje në objektet kolektive të banimit

Mitrovicë

Mitrovica me projekt të ri për ashensorët, Peci paralajmëron ndërhyrje në objektet kolektive të banimit

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 10:35
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka paralajmëruar projektin për vendosjen dhe riparimin e ashensorëve në objektet kolektive të banimit.

Komuna e Mitrovicës pritet të nisë së shpejti realizimin e një projekti për vendosjen e ashensorëve në objektet kolektive të banimit që nuk i posedojnë, si dhe riparimin e atyre që aktualisht janë jashtë funksionit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, duke theksuar se përmes këtij projekti synohet përmirësimi i kushteve të banimit dhe lehtësimi i qasjes për banorët.

Projekti ka për qëllim gjithashtu rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, veçanërisht për banorët që përballen me vështirësi në qasjen në ndërtesat kolektive.

Peci ka theksuar se cilësia e jetës dhe shërbimi ndaj qytetarëve mbeten ndër prioritetet e Komunës së Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat