OnePlus do të prezantoj teknologji të reja të ekranit, javën tjetër

Mobile

OnePlus do të prezantoj teknologji të reja të ekranit, javën tjetër

Më: 11 janar 2020 Në ora: 17:25
OnePlus

OnePlus së fundmi na ka shfaqur një telefon interesant gjatë CES 2020 dhe duket se ata janë të gatshëm të na japin diçka tjetër.

Kompania ka dërguar ftesa për media për një ngjarje të ardhshme në Shenzhen të Kinës, dhe sipas spekulimeve, mund të shohim ekranet e para të kompanisë me shpejtësinë e rifreskimit 120Hz.

OnePlus është duke u përgatitur për të zhvilluar një ngjarje të veçantë më 13 janar në Kinë.

Kjo ngjarje besohet të jetë një konferencë e shkurtër e përqendruar në ekranet e reja që mund të shohim në smartfonët e ardhshëm OnePlus.

Këto ekrane të reja supozohet të vijnë me të paktën norma të rifreskimit 90Hz, siç përmendi bashkë-themeluesit Carl Pei, jo shumë kohë më parë, kështu që nuk do të ishte e pamundur të besojmë që këto ekrane të reja do të mund të arrinin në nivelet e rifreskimit 120Hz.

Si do që të jetë, së shpejti do të zbulojmë saktësisht se çfarë ka përgatitur OnePlus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat