Artistja Naile Halili nga Komuna e Vitisë, mori vendin e dytë në festivalin "Kosovarja Këndon"

Muzikë

Artistja Naile Halili nga Komuna e Vitisë, mori vendin e dytë në festivalin "Kosovarja Këndon"

Nga: Nijazi Halili Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:31
Naile Halili

Ka përfunduar edicioni i 48-të i festivalit "Kosovarja Këndon".

Fituese e vendit të parë Aurela Krasniqi nga Obiliqi. Në sallën e teatrit Adriana, më 27 Nëntor 2020; Ora: 20:00, u mbajt edicioni i 48-të i Festivalit “Kosovarja Këndon”, ku prezantuan 13 kandidate nga vende të ndryshme të Kosovës (Prishtina, Gjilani, Fushë Kosova, Obiliqi, Artana, Elez Hani etj) Ndonëse një sallë publiku, e pa publik, artistët u përpoqën që përmes ekranit televiziv t’i përcjellin emocionet dhe interrpretimet e tyre.Festivalin e hapi kënga fituese e vitit të kaluar: “Kno bylbyl me t’madhin za” nga Alma Haxhiu” nën përcjellje të orkestrës profesioniste AKV “Kastriotët” me formacion të zgjeruar, nën udhëheqjen artistike të Fitim Bytyçit, i cili është edhe orkestrues i të gjitha këngëve pjesëmarrëse. Juria e festivalit ishte në këtë përbërje:Shpresa Berisha – soliste, veterane e FestivalitArta Jashari – soprano dheProf. Rreze Kryeziu- muzikologe, pedagoge në Fakultetin e Arteve.Murat Baliu- veteran i Orkestrës “Kastriotët” Sami Piraj- entomuzikolog, kritik i artit muzikor. Pas përfundimit të të pikave garuese, Rreze Kryeziu- kryetare e jurisë publikoi emrat e fituesëve: të cilët ishin: VENDI I PARË Aurela Krasniqi nga Obiliqi, me këngën: “Valësi i lumturisë”

Vendi i dytë i takoi artistes, Naile Halili, nga Vitia, me këngën “Një lule”.

VENDI I TRETË (dy vende të treta) Anisa Shabani nga Ferizaj, me këngën: “Zambaku i Prizrenit” Diellëza Dedushi nga Prishtina, me këngën “Nënë moj do të pres gërshetin”ÇMIMI SPECIAL “NEXHMIJE PAGARUSHA” Diana Mehmeti nga Ferizaj, me këngën: “Kur bjen fyelli çiftelia”ÇMIMI I GAZETARËVE NGA KLUBI I GAZETARËVE “HAKI BRAHA”Anesa Bunjaku nga Artana, me këngën “Kroi i fshatit tonë”Çmimet i ndanë: anëtarë e jurisë – Murat Baliu, Rreze Kryeziu, Shpresa Berisha, pastaj Nazlie Beadini- përfaqësuese e korit të grave “Nexhmije Pagarusha”, Abullah Imeri nga gazetarët, si dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Xhemile Murati –Shabani, e cila edhe e përmbylli festivalin.

Vitia u përfaqësua nga dy deputante Naile Halili dhe Arjonita Zymberi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat