Ja sa bileta u shitën për Sunny Hill

Muzikë

Ja sa bileta u shitën për Sunny Hill

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 21:51
Sunny Hill.

Një numër i madh i pjesëmarrësve do të jenë në festivalin ndërkombëtar Sunny Hill.

Deri më tani janë shitur hiç më pak se 20 mijë bileta.

Kështu deklaroi Fat Gjakova, nga stafi i Sunny Hill.

“Nuk e di ndoshta janë shitur diku 20 mijë ose më shumë”- tha Gjakova.

Sunny Hill po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjas nga 4 e deri më 7 gusht.

Në të pritet të përformojnë shumë artistë ndërkombëtar dhe vendor si: Dua Lipa, J Balvin, Kida, Yll Limani e shumë të tjerë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat