​Glasgou e Liverpul mund të organizojnë Këngën e Eurovizionit 2023

Muzikë

​Glasgou e Liverpul mund të organizojnë Këngën e Eurovizionit 2023

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:51
Vendimi përfundimtar për qytetin pritës të Këngës së Evrovizionit merret nga BBC

Gara për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës së Evrovizionit në vitin 2023, po hyn në fazën përfundimtare dhe Glasgou e Liverpul mbeten në garë.

BBC bëri të ditur këtë pas një vlerësimi të detajuar nga 12 gushti, kur u njoftua se Birmingem, Glasgou, Lids, Liverpul, Mançester, Njukastël dhe Shefild ishin në listën e ngushtë si kandidatë për të pritur garën.

Një vendim përfundimtar do të merret brenda disa javësh pas diskutimeve me zyrtarët e Glasgou dhe Liverpul.

Phil Harold, kryetar i komitetit të përzgjedhjes së qytetit pritës të mandatuar nga BBC, tha se Evrovizioni është një ngjarje shumë komplekse dhe Liverpuli dhe Glasgou kanë ofertën më të fortë të përgjithshme.

"Ne jemi të vendosur që Eurovision Song Contest 2023 do të pasqyrojë pozicionin fitues të Ukrainës, por gjithashtu do të jetë një ngjarje në të cilën e gjithë Britania e Madhe mund të merr pjesë," thotë Harold.

Britania është nikoqire e Eurovision Song Contest 2023 në emër të Ukrainës, e cila fitoi garën këtë vit.

Vendimi përfundimtar për qytetin pritës të Këngës së Evrovizionit merret nga BBC në bashkëpunim me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat