Ramush, mos dil prej “shinave” të agjendës strategjike të Amerikës!

Opinione

Ramush, mos dil prej “shinave” të agjendës strategjike të Amerikës!

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 28 janar 2019 Në ora: 21:48
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

-Amerika duhet ruajtur si sytë e ballit, me asnjë kusht nuk guxojmë ta humbasim  për një "tarifë doganore", as për miliona, as për miliarda e as për bilionë, se ky do të ishte vetëkapitullim nën Serbi dhe nën thundrën e hekurt kolonialiste dhe imperialiste  të sllavëve të Ballkanit (1878-2019).

Prandaj, kujdes z. kryeministër Ramush Haradinaj, mos i gëzo armiqtë shekullorë sllavë të shqiptarëve.

- E di, eurot e dollarët janë të dhimbshëm( e di, jeni mësuar, nuk mundeni pa euro, si peshku pa ujë, s’keni faj, kur nuk  ka drejtësi, as ligj, as shtet të së drejtës qe 20 vjet), por nëse e humbisni mbështetjen e Amerikës si aleat, njëkohësisht, do të humbisni edhe Kosovën, edhe Shqipërinë. Prandaj, heqni dorë prej asaj  “dreq tarife”, pasi u ka sugjeruar Uashingtoni zyrtar. Duke qenë se Amerika nuk pajtohet, atëherë është e kotë ta tretni kohën me atfarë “tarfe”, e cila si duket do t’iu konfrontojë me Amerikën, me Brukselin dhe me NATO-n, nëse urgjentisht nuk e heqni qafe.

Një politikë e tillë iracionale ndaj Amerikës, mirëfilli u konvenon Beogradit dhe Moskës, sepse nëse  Amerika, do ta braktiste Kosovën për shkak të asaj “tarife 100%”, dihet kush fiton mbiepërsinë gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, ata që me shekuj e kanë pasur zonë dhe sferë të interesit të tyre-rusët-sovjetikët me aleatët e tyre prosllavë të Evropës Lindore dhe Juglindore.

Çfarë fiton prej “tarifës 100%” nëse armiqësohesh me Amerikën? !

-Asgjë! Andaj nëse Amerika të sugjeron hiqe,-hiqe menjëherë atë “tarifë 100%” kundër Serbisë, sepse para së gjithshah, duhet të mendosh  thellësisht se, çka mund të arrish politikisht në planin e  brendshëm dhe në atë ndërkombëtar me partnerët e Kosovës siç është Amerika, BE-ja  dhe NATO-ja.

Ndryshe, përshëndetu me qeverinë, me kuvendin dhe me partinë, s’ka më politikë nëse bie ndesh me interesat strategjike të Amerikës. –Kjo është tejet e thjeshtë, duhet të kuptosh, se pa ndihmën dhe pa mbështetjen e Amerikës nuk mund të jesh as kryeministër, as kryekuvendar e as president i Kosovës.

-Bëhu edhe ti i mençur poltikisht dhe diplomatikisht, merr mësim nga shembulli i presidentit Hashim Thaçi, i cili qe 11 vjet  (2008 -2019) ka mbetur në pushtet, duke falënderuar vetëm mbështetjes së fuqishme të Uashingtonit zyrtar. Ndryshe, nuk do të “mbijetonte” kaq gjatë disa mandate, herë kryeministër, herë zëvendëskryeministër, herë ministër i Jashtëm e së fundi, edhe si president i Kosovës (2016-2019).- Ramush, kjo është politika, mëso diçka prej saj. Ndryshe, merru me ndonjë biznes tjetër, jo me politikë.

Prandaj, Z.Kryeministër Ramush Haradinaj, nëse keni dëshirë dhe aspirata, që edhe më tej të merreni me politikë si shtetar i Kosovës, atëherë në vend të instruksioneve dhe të mësimeve të gabuara politike të këshillëtarëve tuaj, zbatoni me korrektësi dhe me seriozitet sugjerimet, këshillat, propozimet dhe urdhrat e Uashingtont zyrtar, sepse ky ishte shpëtimi  i Kosovës nga Serbia gjenocidale.- Amerika ishte ajo që, së bashku me aleatët e saj evro-perëndimorë Kosovës ia sollën lirinë dhe pavarësinë.

Prandaj, keni kujdes me veprimet e juaja politike dhe diplomatike, mos dilni prej “shinave” të agjendës politiko-diplomatike dhe ushtarako-strategjike, sepse mund  të veteliminoheni nga politika. Ky, kurrsesi nuk duhet të jetë qëllimi dhe synimi juaj POLITIK, që për  gabime të tjerëve, vetes t’ia byllni dyert-të përshëndetni nga politika dhe nga pushteti.

Pavarësisht nga fakti se qeveria e kryeministrit të Kosovës gëzon të drejtën për caktimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, por derisa Amerika  ka sugjeruar kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, që ai ta  tërheqë taksën e caktuar prerj 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, ai së bashku me qeverinë e tij, duhet të pajtohen me një propozim të tillë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Problemi mes Serbisë dhe Kosovës nuk është vetëm mosrespektimi i reciprocitetit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, por, para së gjithash, është problemi politik,  d.m.th. Dialogu i Brukselit (2011-2019). Ky është problemi, i cili, do të  duhej të zgjidhej sa më parë, sepse vetë qeveria dhe kuvendi i Kosovës me vendimet dhe me rezolutat e tyre kanë pranuar hapjen e një Dialogut të tillë fatal për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Pra,  duke qenë se qe 8 vjet keni hyrë në “baltën e gjallë” të Dalogut të Brukselit, ky ka prioritet NUMËR 1, JO “tarifa 100%”, e caktuar ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës.

-Çfarë efekti politik afatgjatë , do të ketë “tarifa 100%”, kur keni pranuar vazhdimin e Dialogut me palën serbe në Bruksel?

Ata që kanë pranuar fillimin dhe vazhdimin e Dialout në Bruksel, janë rreziku më i madh për shthurjen dhe për deinstitucionalizimin e shtetit të Republikës së Kosovës.

Prandaj, si qeveria, ashtu edhe kuvendi i Kosovës, pikësëpari, do të duhej të fokusoheshin në Dialogun e Brukselit, në mënyrë që ta heqin nga “rendi i ditës”  rrezikun  që po i kanoset  zhbërjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo është lufta politike dhe diplomatike që po zhvillon Serbia së bashku me Rusinë e Vladimir Putinit.

Në këtë pikëvështrim, politika dhe diplomacia e qeverisë së Kosovës, do të duhej ta përqëndronte agjendën e saj vepruese, jo të bëjë “circus” kinse me tarifa të tilla   në emër të zbatimit të reciprocitetit ekonomik e tregtar me Serbinë. – Po, kur është fjala e zbatimit të reciprocitetit qoftë ekonomik, tregtar apo ekonomik e politik etj., në praktikë nuk ekziston kurrfarë reciprociteti ( me gjithë zhvillimin e negociatave “teknike” dhe politike në Bruksel), sepse Serbia nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur (2008-2019).

-Se si po “zbatohen” në praktikë marrëveshjet serbo-kosovare, të nënshkruara në Bruksel (2010-2019), ja vetëm një shembull faktik: - Në nëntor të vitit 2018 isha në Kosovë,  pas disa ditësh,  m’u desh  ta kaloja kufirin për të hyrë transit në Serbi. Mirëpo, policia kufitare e Serbisë ma ndaloi hyrjen, edhe pse kisha pasaportën amerikane, vetëm pse isha shqiptar nga Kosova, të cilën  Serbia nuk e njeh si shhtet të pavarur dhe sovran.

Po  Konferencë Ndërkombëtare, por JO vetëm për Kosovën, por për gjithë Ballkkanin

-Edhe unë pajtohem me kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, që për Kosovën të mbahet një Konferencë ndërkombëtare për çka kam kërkuar edhe unë paraprakisht (edhe në shqip, edhe në angisht) nga qeveria e  Republikës së Kosovës dhe nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që zyrtarisht të parashtrojnë KËRKESËN e tyre Amerikës dhe Brukselit për mbajtjen e një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes koloniale të shqiptarëve në Ballkan.

Kjo, duhet kërkuar patjetër dhe urgjentisht nga të dy qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë, por jo në formë diktati dhe me kushte, ashtu siç  parashikojnë “5 pikat” e  “Dokumentit “ të qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj,  të cilin ua ka dërguar sot, më 28 janar 2019, “ Ambasadorëve të Quint-it dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat