Shqetësuese është gjendja socialo ekonomike në Republikën e Kosovës!

Opinione

Shqetësuese është gjendja socialo ekonomike në Republikën e Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 24 prill 2019 Në ora: 20:01
Ismail Muçiqi

Pozita sociale dhe ekonomike e shumë familjeve të Kosovës, ka vite të tëra që është rrezikuar.

Numri i familjeve që po ballafaqohen me skamje dhe po sfidohet gjithnjë e më shumë për shkak të mungesës së të ardhurave për mbijetes, është gjithnjë në rritje.

Shporta familjare në familjet e sidomos në ato familje që nuk kanë askënd të punsuar po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Brengos fakti se pjesa dërmuese e të rinjëve dhe të rejave të cilët punojnë në sektorin privat, për shkak të të ardhurave minimale nga 170 euro, nuk mund ti mbulojnë shpenzimet individuale të transportit, ushqimit ditorë për vetë individin e mos të përmendim mundësin që nuk kanë për ti ndihmuar familjes.

Vite me radhë Shoqëria Civile dhe disa Sindikata të cilat kanë kredibilitet kanë kërkuar dhe po kërkojnë nga Qeveria që rroga minimale e punëtorëve në sektorin privat të rritet dhe të jetë 250 euro.

Përditë nepër firma dhe kompani të ndryshme private po ndodhin fatkeqësi, ku po pësojnë puntorët pa kontrata pune, pa mjete mbrojtëse dhe pa sigurime shëndetësore. Në Kosovën tonë të dashur, ekzistojnë vetëm dy kategori të të punsuarëve dhe dy shtresa; shtresa e varfur dhe shtresa e aristokracis!

Padrejtësia më e madhe që ju është bërë këti vendi është politika e punsimit, në sektorin publik, partit politike të cilat sunduan që nga lufta e deri më tani, i punësuan familjarët e tyre në ndërmarrjet e ndryshme publike në agjensione, ministri dhe institutcione tjera shtetërore.

Se me të vërtetë jetojmë në kohën e anakronizmit, tregon fakti se një kategori e popullit që gëzon privilegje të pa drejta i ka të punsuar të gjithë antarët e familjes që kanë mbushur moshën e pjekuris, ndërsa shumica e popullit mezi arrin të mbijetojnë pa patur mundësi të marrë asgjë nga shteti.

Kjo e ka sjellë vendin në këtë situatë që në Kosovën e plagosur nga lufta, nga traumat e shkaktuara nga Serbia nga dëmet dhe të këqijat tjera sot të shëndrrohemi në dy klasa; klasa e pasur aristokrate dhe klasa e varfur që mundohet të mbijetojë.

Vetëm drejtësia,shteti ligjorë, mendësia për ti kultivuar vlerat traditcionale dhe humaniste, mund ta ndryshojë këtë gjendje që është katandisur plotë qe 20 vite.

Këto padrejtësi bënë që të rinjët tanë të rreshtohen para Ambasadave të jashtme për të kërkuar fatin në vendet e ndryshme të Europës.

Kjo është gjendja në Kosovën tonë të dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat