Lëvizjet strategjike, kadrovike të Isa Mustafës, e shpëtuan Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Opinione

Lëvizjet strategjike, kadrovike të Isa Mustafës, e shpëtuan Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 27 gusht 2019 Në ora: 20:40
Ismail Muçiqi

Isa Mustafa edhe përkundër spekulimeve dhe thashethëmeve që u përfolën në opinion, dhe kritikave që u adresuan ndaj ti, në momentin e duhur ai tregoj lidership dhe bëri potez të qëlluar në kandidimin e Vjosa Osmanit për pozitën e Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Lidhja Demokratike ishte para një udhëkryqi të madhë, para zgjedhjeve në parti dhe në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës.

Kjo parti fal lidershipit në momentin e fundit, arriti ti tejkaloj mos pajtimet brenda organeve të Lidhjes Demokratike, duke hapur mundësi për afirmimin e kuadrave të reja qoftë në kryesin e Lidhjes Demokratike, njëashtu edhe në kandidimin e figurave të reja siq është Arban Abrashi i cili u zgjodh sekretar i përgjithshëm, njëashtu edhe kandidimi i Vjosa Osmanit për Kryeministre të re të Qeveris së Kosovës.

Shumë rivalë dhe skeptik kanë pritur dhe menduar se Lidhja Demokratike e Kosovës, do të përqahet deri në atë shkallë e cila i pa munëson rikëmbjen dhe zhvillimin si partia më e parë e themeluar që nga lëvizja gjithë popullore e shqiptarëve të Kosovës.

Padyshim se u vërtetua edhe njëhere roli i nën kryetarit Lutfi Hazirit, i cili dëshmoj se është një nga themeluesit e një mend të Lidhjes Demokratike.

Me veprimet e duhura të Isa Mustafës dhe të organeve të reja të Lidhjes Demokratike, kjo parti i hapi rrugë vetes që në zgjedhjet e jashtëzakonshme të ketë përkrahje dhe ka shancë që të dalë partia e parë, nëse nuk arrihet ndonjë koncensus i kualicioneve të partive tjera të cilat ishin në pushtet deri më tani.

Simpatizantëve dhe antarsis së Lidhjes Demokratike po i kthehet besimi, sidomos elektoratit të ri i cili viteve të fundit ishte i zhgënjyer dhe nuk kishte hapsirë të mjaftushme për të vepruar në Lidhjen Demokratike.

Në momentin e tanishëm për proceset të cilat e prisin Republikën e Kosovës, dhe për detyrat të cilat e presin Qeverin e ardhshme, është e rrugës që Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje ti lënë anash interesat partiake dhe të bëjnë kualicionin e madhë, për ti fituar zgjedhjet.

Kjo do ti mundësoj Lidhjes Demokratike, që edhe më shumë të rrit elektoratin, duke dëshmuar se me të vërtet është parti shtet formuese dhe është shpresë për të ardhmën e shtetit të Kosovës. Ka përfunduar koha e rrymave dhe klaneve karieriste të cilat duke përdorur kapitalin e kësaj partie që nga themelimi e deri në vdekjen e Ibrahim Rugovës, kanë përfituar shumë dhe e kanë dëmtuar imazhin dhe programin e Lidhjes Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat