Erdogani përballë ndëshkimeve amerikane - Bota Sot
Erdogani përballë ndëshkimeve amerikane

Opinione

Erdogani përballë ndëshkimeve amerikane

Nga: Hajro Limaj Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 09:39
Kolonel Hajro Limaj

Kohë më parë 13 Nëntori ishte planizuar data e takimit midis Tayyip Erdoğanit dhe Donald Trump’it në Ëashington.Por si rezultat I konflikteve dhe mos marrëveshjeve që ka prodhuar në vazhdimësi presidenti turk,ishte në pikëpyetje nëse do ta priste ose jo presidenti amerikan.Për këtë arsye Erdogani ,me datën 6 i kërkoi në telefon Trumpit nëse do ta pranonte ose jo në takimin e kësaj date.Me “po-n” Shtëpisë së Bardhë,megjithë reagimet e ashpëra të disa senetarëve, kjo vizitë shumë e vështirë do të realizohet.

Dhe kjo vizitë vjen në një kohë kur Trampit I janë rritur kritikat në politikën e brendëshme si nga Kongresi dhe medja për arsye se ai nuk I ka bërë Turqisë presionin e nevojshmë për bashkëpunimin me Rusinë dhe operacionin ushtarak ndaj Sirisë veriore. Për këtë arsye vizita është një nga takimet më kritike të periudhave të fundit.

Një nga temat më serioze nëse shikohet se si janë ngrirë marrdhëniet midis dy vendeve qëndron blerja e sistemit të mbrojtjes S-400 të prodhimit rus nga Turqia .Ndëshkimin e Turqisë duke e larguar nga projekti I avionëve luftarakë F-35,ku ajo ishte ortake,nuk e quajti të mjaftueshme Kongresi Shteteve të Bashkuara. Kongresi, kerkon zbatimin e embargos ndaj Turqisë për shkak të realizimit të tregtisë së armatimit ushtarak me Rusinë.Pra kërkon të zbatohet ligji ndaj kundërshtarëve të Amerikës me rrugën e embargove (CAATSA).

Më 9 Prill udhëheqësit e dy Komiteteve të Senatit amerikan, atij për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tjetrit për Shërbime të Armatosura, paralajmëruan Turqisë se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse vazhdon planet e saja për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë."Deri në fund të vitit, Turqia në tokën e saj ose do të ketë aeroplanë luftarakë amerikan të avancuar F-35 ose një sistem mbrojtës raketor sipërfaqësor në ajër të Rusisë S-400. Nuk do ti ketë të dyja", thanë senatorët.

“Sanksionet do të godasin ekonominë e Turqisë duke vështirësuar tregjet ndërkombëtare, duke shmangur investimet e huaja direkte dhe duke dëmtuar industrinë e aviacionit dhe të mbrojtjes turke", vazhduan ata më tej.

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhueshme të SHBA-së, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e bleu dhe e solli në Turqi sistemin raketor rus. Mirëpo, katër senatorët amerikanë, më 28 mars, prezantuan një projekt-ligj dypartiak, për të ndaluar transferimin e aeroplanëve F-35 në Turqi . Në këtë kuadër edhe pse Turqia ka dorëzuar 1.4 miliardë dollar për 100 avionet e porositur F-35 tashmë ata janë bllokuar,ndersa te gjitha ekipet teknike dhe logjistike që kualifikoheshin për përdorimin e këtyre avionëve I kthyen në Turqi para kohe.

Një problem tjetër I nxehtë është operacioni ushtarak që ka ndërmarrë Turqia në veri të Sirisë kur Amerika zvogëloi shumë ushtarët e saj që kishte të disllokuar në Siri.Ky operacion ushtarak e detyroi Trampin ti shkruante urgjent një letër kërcënuese Erdoganit .

Në letër presidenti amerikan Trump i kërkon homologut turk Erdogan të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trump në letrën e shkruar më 9 Tetor, të publikuar zyrtarisht.

Trump i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”

Por vazhdimi I mesymjes ushtarake ne thelllësinë mbi 31 kilometra dhe gjerësi mbi 400 km në very të Sirisë solli pasoja dramatike njerëzore,për të cilën reagoi edhe ish-prokurorja dhe ish-hetuesja e Kombeve të Bashkuara, Carla del Ponte.Në një interviste ajo tha se presidenti turk, Rexhep Erdogan, duhet të ndiqet penalisht dhe të akuzohet për krime lufte gjatë ofensivës ushtarake në Siri.

Del Ponte, e cila dikur ishte anëtare e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Hetime në Siri, tha se intervenimi i Turqisë në Siri është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe vetëm e ka rindezur konfliktin në Siri.

“Duhet të fillojnë hetimet ndaj Erdoganit dhe ai duhet të akuzohet për krime lufte. Nuk duhet të lejohet që ai të largohet i lirë”, tha Del Ponte gjatë një interviste për gazetën zvicerane, “Schëeiz am Ëochenende”…….

Prandaj kuvëndi I përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,para disa ditësh miratoi një vendim që parashikon embargo ndaj Turqisë.Dhe për më shumë Kongresi pranoi duke ja shtuar thesit të ligjeve edhe një vendim që e njeh “genocidin turk të Ermenistanit” të viteve 1915-1922.Eshtë hera e parë që Amerika ne historinë e saj ndërmerr masa kaq të ashpera ndaj Turqisë.

Politikat e Erdoganit,te cilat janë në kundërshtim të plotë me politikat e para ardhesve të tij kanë sjelllur shumë konflikte,kontradikta dhe mosmarrëveshje deri në përdorimin e ushtrisë jashtë kufijeve të Turqisë dhe pushtimin e Sirise veriore.Me ish shtetet aleate ; Amerikën dhe Gjermanine,Francen etj masrrdheniet I ka bërë krejtesisht të pa besueshme,me Izraelin I ka cuar ne zero,me shtet kufitare me keq se cdo herë tjeter,ndërsa Bashkimi Europian I ka mbyllur atij te gjitha dyert dhe dritaret e bashkepunimit.Ndersa Brenda vendit ka vendosur terror ndaj opozitareve partiak dhe jo partiak,shpall organizata terroriste qe vendet e tjera si pranojne duke e fundosur vendin ne 473 miliardë dollar borxh të jashtëm.

Me këto ngarkesa që nuk mund ti mbajë as nje shtet do të ulet Erdogani përballë Trampit në Shtëpinë e Bardhë më datën 13.Por si studjues dhe ndjekes shume I vemendshem I këtyre zhvillimeve mendoj se Erdogani nuk do të heq dorë nga rruga pa krye ku e ka future Turqine.Me mendimin dhe strategjine e rritjes se nje perandorise osmane ai ne fakt po e demton shume rende shtetin demokratik,ligjor dhe laik te krijuar nga Ataturku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat