E vërteta mbi kufirn e vjetër që ka ekzistuar dhe për ne ende mbetet përjetë i pandryshuar me Malin e Zi, i shënuar para 70 e ca viteve

Opinione

E vërteta mbi kufirn e vjetër që ka ekzistuar dhe për ne ende mbetet përjetë i pandryshuar me Malin e Zi, i shënuar para 70 e ca viteve

Nga: Ali Kelmendi Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 17:39
Ali Kelmendi

Faktet e pamohueshme dhe të pakontestueshme për kufirin ekzistues të shënuar para 70  e ca viteve më parë me Malin e Zi.

Përfundimisht kemi ardhur në pikën kritike ku duhet të flasin vetëm faktet duke lenë injorancen, mashtrimin, filozofinë dhe kapriçiozitetin e qeveritarëve për ta pranuar gabimin me mashtrimin dhe tradhtinë e përbashket qeveritare me komisionit e Murat Mehës. Ekspertet e pavarur dr. Gruda, dr.Bulliqi, dr. Isufi gjithnjë prezantuan të vërtetën dhe bashkarisht me mbështetësit dhe ndihmesit  nga brenda dhe jashtë shtetit e tjerë mblodhen fakte dhe kundërshtuan ratifikimin si dështim total të komisionit shtetëror kosovar  të Murat Mehës.

Faktet e gjetura me shkrim të cilat janë të bollshme duke filluar me një Hartë të marrur nga Enciklopedija Ushtarake jugosllave libri faqe 661 e cila mban titullin Lufta për Kosovën- Operacioni për Kosovën e datës 15.X. gjërë me 20. XI 1944, ku në luftërat përfundimtare për gjoja ndjekjen e gjermanëve dhe Ҫlirimin e Kosovës dhe Metohisë marrin pjesë; njesitë bullgare, njesitë shqiptare dhe ato të jugosllavisë. Harta ka kufijtë krejtësisht identik me atë se çka ka punuar me vonë Komisioni i Gjillasit duke përfshirë Majet ( Qafat) e Bogiqeviqe, Ҫakorrit me vendkalimin kufitar rrugor, Usovaqën, Majen e Hajles dhe Majen e Zhlebit.

Më tytje po vazhdoj me prezantimin e fakteve tjera siç vijojnë: me Kapitullin e Enciklopedisë jugosllave , Botimi 1, Libri 2 i datës 15.11. 1956 me kryeartikullin „

CRNA GORA“ Mali i Zi ( faqe 398).

Të dhënat e përgjithshme mbi shtetin malazez.

      I.        „IME I MEDZE“ - EMËRI DHE KUFIJTË.

Citoj përkthimin nga origjinali i Preambullës malazeze: Kufijtë e sotëm të Republikës Popullore të Malit të Zi nuk janë gjithkund natyral, pasi që ata në shumë vende i trupojnë ultësirat e lumejve. Duke filluar nga pika me jugore në derdhjen e lumit Buna, ku kufiri më Shqipërinë shkon me rrjedhën e Bunës, duke e prerë Liqenin e Shkodrës në drejtim të Baltës humusore dhe duke u ngritur në shkembijtë e Bjeshkëve të Nemura dhe duke ia lënë një pjesë të ultësirës së Vermoshit Shqipërisë.

Në drejtim me Republikën Popullorë të Sërbisë ( KSAK) kufiri përshkon Majet(Qafat) e Bogiqeviqe, Ҫakorrit, Hajles dhe Zhlebit.  ( No Coment)

Lexuesve po ua prezantojmë edhe kopjen e origjinalit të tekstit nga Enciklopedija në gjuhen malazeze si dhe Stemen e shtetit malazez.

Deshmi me të forte se kjo nuk ka, ku me shkrim përshkruhet kufiri me Malin e Zi dhe me Sërbine, tani me Republikën e sotme të Kosovës

Image

Me pastaj bëhen hartografitë dhe shënohen në Enciklopedinë e ish Jugosllavisë, me autorët dhe ekspertet më eminentë nga e gjithë jugosllavija. Enciklopeditë përpilohen dhe botohen në Leksikografski Zavod „ Miroslav Kerlezha“ në Zagreb. Botimi i Parë ka 7 libra kurse i dyti 8. Ato posedojnë të gjitha hartat e shteteve veq e veq dhe të krahinave dhe ate të përbashketën të ish jugosllavisë.

Doracaku turistik Montenegro, Vendkalimi Kulina (KULLA) Viti 2013.)

Të gjitha hartat mund t’I gjeni në librin tim të promovuar tri ditë para ratifikimit të Delimitimit në Kuvendin E Kosovës ( E verteta për kufirin e vjetër Ҫakorr – Hajlë – Zhleb  - autor Ali Kelmendi).

Tragjedija për sovranitetin tonë të Kosovës vjen në vitin 2013, kur Mali i Zi me Projektin e vet për përcaktimin e Vijes së Re kufitare ( Delimitimin) me Kosovën ia propozon Komisionit tonë Shtetëror dhe, Komisioni e pranon terësisht Projektin malazez e në dem të sovranitetit tonë, ku Mali i Zi e devijon kufirin ndërshtetëror prej Ҫakorri dhe e bjen në Kuqishte dhe Savina Vode. Me këtë rast Mali i Zi përfiton 8270 ha toke të Rugovës. Pra. Mali i Zi mashtron duke i anashkaluar të te gjitha hartat duke filluar dhe anashkaluar Hartën Ushtarake të ashuquajtur Lufta për Kosoven e viti 1944, përcaktimin ( demarkimin) e vijes kufitare të Komisionit të Gjillasit të vitit 1945, Harten gjeografike të Malit të Zi të vitit 1956, Harten gjeografike të Serbisë të Vitit 1965 , prap hartën e Malit të Zi të vtit 1982, Hartën e Atllasit të Madh Botëror të vitit 1985 dhe Harten e jugoslavisë të vitit 1990, etj.

Nuk janë marrë në konsideratë edhe shkrimet në gjuhen malazeze ku kufiri ishtë përcaktuar para vitit 1944 dhe, shënuar në Enciklopedine e shtetit duke e përshkruar shumë mirë se kah përshkon vija kufitare Majeve (Qafave) siq janë theksuar më sipër..

Mali i Zi e shkel të drejten ndërkombëtare kur propozimin e njëanshem të Projektit të tij, menjehere në vitin 2013 e shpall si kufij të vetin dhe, ua jap agjensive turistike rrugore Europiane, Sërbisë dhe e shënon në doracakët e vet turistik duke përvehtësuar tokën tonë 8270 ha duke menduar se definitivisht e ka përcaktuar kufirin e Ri për veti e në dem të sovranitetit të shtetit të Kosovës????!!!.

Si guxon Mali i Zi në vitin 2013 pa e Ratifikuar Kuvendi i Kosovës të veproj në atë mënyrë. Nënshkrimi është bërë në viti 2015 në Vienë, d.m th dy vjet me vonë. Ky është një akt armiqësor ndaj fqiut kosovar. Me një fjalë është uzurpim i territoteve tona si në kohën e Kral Nikolles.

Jo. Orë Mali Zi jo, shqiptarët tuajen nuk e duan dhe, as të vetën kurrë nuk do ta japin. Dijeni këtë mirë. E keni shfrytëzuar një vakum tonin të përcjellë më një krizë tonën të brendshme politike dhe me një shtet të inkriminuar dhe liderë të korruptuar si Hashim Thaçi, I. Mustafa  e tjerë, që bënë platforma partiake dhe I blenë apo i detyruan edhe të 80 deputetet ta ratifikojnë delimitimin ( Vijen e Re kufitare – Kuqishte – Savina Vode) dhe shitur Malit të Zi 8270 ha toke të Rugovës kreshnike. Me çfarëdo pazari që është bërë nga krerët e shtetit, toka e Kosovës nuk ka guxuar të tjetërsohet edhe pse Kushtetuta e parashef si tradhëti kombëtare dhe se akterët e kësaj tradhtie duhet herëdokur të ndjekën penalisht dhe të marrin denimin sipas Kushtetutës për tradhti kombëtare.

Ty, ore I. Mustafa t’i kam dërguar mbi 20 harta të smadhuara, përmes njerëzve të besueshëm. Si duket as që të kanë interesuar dhe s’I ke hapur fare?!

Këtyre ditëve, more Isa Mustafa po të drejtohem edhe me nofken që ta ka venë populli ynë - Isa Putini,  se nga frika për tradhëtinë që ke bërë si  ish kryeministër ke filluar prap  të propagandosh, të prejudikosh së kufiri me Malin e Zi është punë e kryer. Kurrën e kurës. Nëse kjo legjistraturë nuk e hedh në rend ditë demarkacionin për korigjim, mos mendo së do të harrohet e nuk do të rishqyrtohet ndonjëherë më vonë. Ti me treshën famëkeqe: Hashën, Batonin dhe Edi Ramën jeni në gjendje ta pranoni edhe Preambullen e Sërbisë, ku Kosova në Kushtetutën serbe është pjesë e saj. Ik Isa ik. Lëre LDK –në. Merri bashibuzukët tu me vete dhe ik njëherë e përgjithmonë. Turp dhe haram të qoftë buka e Kosovës. Në mos tjetërkush, ne rugovasit kurrë s’do ta falim tradhtinë tënde që e ke bërë dhe serish po e bën!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat