Kosovës nuk i duhen vëtem organizimet e karakterit ceremonial?!

Opinione

Kosovës nuk i duhen vëtem organizimet e karakterit ceremonial?!

Nga: Skender Mulliqi Më: 4 janar 2020 Në ora: 21:26
Skender Mulliqi

 Sikur është bërë zakon organizimi i përvejtorëve  për dëshmorët dhe heronjët e kombit.Në këto përvjetorë po marrin pjesë si zakonisht bashkëluftetarët e të rënëve , dhe strukturat partiake e shtetërore.

Të gjithë ata që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, e kan vendin në piedestal dhe sigurisht së meritojnë  nderime të përmotshme.Por, për të pasur e gjithë kjo kuptim, paraprakisht ishte dashur që amaneti i martirëve dhe deshmorëve të kombit, të ishte përmbushur nga ata që e udhëhoqën shtetin për 20 vite, e nuk e drejtuan mirë anijën e Kosovës . Tjetër. Më mirë do të ishte që në mënyrë të organizuar për çdo vit, të vizitoheshin familjët e të rënëve, për  ti ndarë hallet dhe problemet e jetës së bashku më ta, por edhe  më  shumë familje të tjera.Besa, nese është nevoja edhe tu ndihmohët.

E sigurisht ka familje të tilla që kan mbetur keq, dhe kërkojnë mbështetje institucionale. Këto  përvejtorë shumë janë zvetnuar para opinionit të gjërë publik, së gjithnjë e më shumë po marrin karakter të fushatës apo  të para fushatave elektorale!

Madje, dikush po përfiton politikisht dhe materjalisht  në kurriz të të vrarëve! Kjo është për mua jo vëtem jashtë çdo logjike dhe morali, por është më shumë së turp. Po jua lëkundin eshtrat e tyre në varr!Ata kan luftuar për kauzën e shejtë kombëtare.

 Atëherë kur duhet strukturat partiake e shteterore, nuk shkojnë për nderime, kurse i përmendin emrat e tyre  në kohë fushate!I përmendin për të mbetur  ose për të ardhur në pushtet, e asgjë më shumë.

"Po shkojë për nderime nese kam kohë, e nese nuk kam , nuk prishë punë", kjo është bërë " moto'  e tyre...

Ndasitë e thelluara politike  dhe dukuritë e shumta negative që na goditën , nuk mbeten pa ndikime nw politikat ekonomike .Ndikuan dhe  krijuan  përqarje   edhe të spektri politik dhe të opinionit të  gjerë publik...

 Këto janë bërë  barrë  e rëndë, të cilat  nuk po na lejojnë të ecim përpara...!Eshtë koha e ndërtmit të shtetit të mirëfilltë ligjor e funksional, si shpëtim i dështimit tonë të deritashem...!Vëtem me organizime të karekterit ceremonial,  pa punuar sa duhet për shtetndërtim  dhe mirëqenje,largë do të jetë dita kur bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar, si synim i kahmotshëm i shqiptarëve...  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat