Një libër me vlerë për familjen pellazgjike të gjuhëve

Opinione

Një libër me vlerë për familjen pellazgjike të gjuhëve

Nga: Luftulla PEZA – Liljana PEZA Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 20:57
Luftulla PEZA – Liljana PEZA

Viti 2019 shënon një rritje të rëndësishme në literaturën mbi Qytetërimit Pellazg të popullit shqiptar: bibliotekës së studimeve pellazgjike i shtohet libri i ri i Agron Dalipajt:

“GREQISHTJA: NJË BIJË E SHQIPES”, 255 fq, KOTTI, Korçë, 2019.

Njihen dy rrugë në shkencë për të studiuar dhe njohur lashtësinë e një gjuhe, që shkojnë paralel njera me tjetrën:

1-Rruga  e parë është ajo gjuhësore,që arrihet, dukeanalizuar etimologjinë e fjalëve, zbërthimin e tyre në pjesëza dhe shpjegimin e origjinës së këtyre pjesëzave, për të gjetur kuptimin e të gjithë fjalës.

Kështu ka vepruar Dalipaj në librin e tij. Kësaj i shtohen edheanalizat e mbishkrimet e lashta dhe të dhënave të tjera nga gjuhësia.

2-Por për të ditur lashtësinë e një gjuhe shërben edhe rruga e njohjes së historisë së popullit që e flet atë gjuhë, nga ku del sa i vjetër është populli dhe po kështu aq e vjetër është edhe gjuha e tij.

Të dyja rrugët studimore ecin paralel dhe kontrollojnë njera tjetrën d.m.th. ose e mbështesin ose e kundështojnë njera tjetrën.

Libri i ri i A.Dalipajt trajton temën shumë të rëndësishme për gjuhësinë europiane, e cila bën përpjekje të ethëshme të gjejë themelet etimologjike të gjitha fjalëve të gjuhëve europiane.Ai

shkruan: “Historia e mendimit, se greqishtja është pjellë e shqipes, duket se fillon me rilindasit tanëtë mëdhenj, vazhdon me Spiro Kondën për të ardhur deri në ditët tona”.

Që në fillim nga titulli që ka, liri i rii Dalipajt ngjall një kontraditë të thellë me mjaft gjuhtarë shqiptar dhe të huaj, që janë mësuar ta shohin greqishten si gjuhën e parë dhe të një rëndësie të veçantë midis gjuhëve europiane dhe gjuhën shqipe si gjuhën më të re, e shekullit 15, ku e kanë lënë studiuesit e mefshtë.

Studiuesi A. Dalipaj i është kushtuar me zell të madh etimologjisë së fjalëve gjuhës shqipe, shkencës që merret me studimin e origjinës së fjalës. Si baçevani i mirë, që e mbjell, prashit, ujit, radhit, herr bimët në arë, Dalipaj i merr fjalët e gjuhës, i sjell nëpër duar dhe mend, i zbërthen etj. veprime, për të gjetur të dhëna mbi formimin e tyre. Dhe duke punuar kështu me vullnet dhe guxim pa tjetër që futesh në brendi të fjalës dhe gjen përbërsit e saj. Ja disa shembuj:

Duke analizuar fjalët e greqishtes Dalipaj ka gjetur, që në disa fjalë të saj janë zëvëndësuar disa germa (fonema) me disa të tjera p.sh. ndërrimi i germës (fonemës)“l” në “r”:

Fjala greke PLANODHIOS – duke ndërruar germën “ L” në “R”, fjala bëhet PRANODHIOS –që do të thotë PRANODHIOS = PRAN ODHIOS = PRAN UDHËS. Prame këto dy fjalët të gjuhës shqipe është formuar fjala greqishte, që tregontregtarin pranë udhës, që shet pranë rrugës.

Po kështu fjala fjala greqisht PLANITIS-PLANET, edhe në këtë rast germën “L” e zëvëndësojmë me “R” dhe fjala bëhet PRANITIS, trup qiellor, që vjen rrotull perëndisë Diell, ATIT. Nga bashkimi i këtyre dy fjalëve të gjuhës shqipe kemi PRANATIT=PLANET.

Kështu duke zbërthyer fjalë të gjuhës greke në rrokje dhe germa, autori ka gjetur rrënjët e këtyre rrokjeve, që përputhen me ato të gjuhës shqipe. Kjo është një punë, që ecën shumë avash, don shumë durim dhe imagjinatë. Dhe në këtë rrugë të vështirë dhe të lodhëshme Dalipaj ka arritur të zbërthejë mijëra fjalë të gjuhës greke dhe ka vërtetuar se këto fjalë e kanë kuptimin vetëm me gjuhën shqipe. Rrjedhimisht dhe përfundimisht këto fjalë  janë kthyer në vëllimin e fjalëve të gjuhës shqipe, nga ku ishin nxjerrë, me preteksin se janë të huazuara nga greqishtja apo gjuhët e tjera.

Dalipaj vazhdon më poshtë: “Skeptiçizmi se shqipja nuk mund të ishte qendra e gjuhëve i-e nuk mund të ishte justifikim për Çabejn, Demiraj, Topallin etj., të cilët u treguan armiqësorë ndaj prurjeve befasuese për shqipen nga Majani, Konda, Zheji etj., që provonin se shqipja kishte impakt në krijimin e shumë gjuhëve të tjera. Nga ana tjetër botohej, lëvdohej, trumbetohej dhe mbështetej çdo vepër etimologjike, që e përcaktonte shqipen si gjuhë të huazuar në masën më të madhe tëleksikut të saj dhe kjo e vulosur “shkencërisht”nga ASH e Tiranës”....”...nuk mund ta kurseja Çabejn sepse me një të rënë të lapsit, ai të gjitha fjalët e njëjta, që kanë greqishtja dhe shqipja i quan fjalë greke”.

Këto janë arritje mjaft të rëndësishme të Dalipajt, i cili duke i zbërthyer fjalët e gjuhës greke gjen që pjesëzat e tyre i përkasin dhe kanë kuptimin e plotë në gjuhën shqipe. Shpesh në konkluzionet e tij Dalipaj ka gjetur mbështetje etimologjike edhe në autorët grekë.

Nga kjo analizë e imët është qartësuar edhe puna sipërfaqsore e studiuesve shqiptar të gjuhës shqipe, që kanë rendur e rendin ti marrin fjalët e gjuhës shqipe për ti njohur pa baza si fjalë të gjuhëve të hauja greke, serbe, latine etj. Prandaj ti lem në qetësi Çabejn, Demirajn e shkollën e tyre të ndryshkur dhe me punën tonë të tejkalojmë rrymën e errët që i sollën gjuhës sonë.

Mjaft interesant është arritja e Dalipaj në ngritjen e një teorie të re në fushën e etimologjisë, për të cilën fjalën e fundit duhet ta thonë gjuhtarët. Dalipaj shkruan:

“Lentja e suksesit në etimollogji është teoria shkencore e embriomorfeve, e cila nëpërmjet parimeve dhe rregullavetë përcaktuara qartë, arrin të zbërthejë fjalën në kuptimet më të vogla të mundëshme dhe të preçizojëse se çdo bashkëtingullore brenda një fjale përfaqëson një kuptim potencial real dhe e përkufizon fjalën si bashkësi embriomorfemash, që kapen mes tyre për të krijuar një koncept gjuhësorë, që rëndomë e quajmë fjalë”.

Dalipajt për këtë teori të re i është drejtuar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për ndihmë dhe për afirmimin e saj, por përgjigja zyrtare nga akademia ka qenë tepër zhgënjyese:

“Akademikët tanë nuk kanë kohë të përshtatëshme për t’u marrë me këtë teori”.

Dalipaj njofton, që shumë fjalë të analizuara nga ana etimologjike nga studiuesit grekë, janë pranuar si fjalë të ardhura në greqisht nga gjuha shqipe, por këto përfundime pa baza kundërshtohen nga  gjuhtarët shqiptarë.

Janë mjaft fjalë, të cilat pas analizës etimologjike Dalipaj i përfshinë në fjalorin e gjuhës shqipe. Të tilla janë fjalët: Akademi=akadimi, Akoma, analiza, apathi, arkeologji, astma,  diagnoz, diplomaci, ekonomi,embrion, epidemietj.

            Por ka ndonjë fjalë, që mendojmë që mund të shpjegohen ndryshe nga rruga që ka zgjedhur autori. Shembull mund të jetë fjalaDILEME. Autori i librit e shtjellon sipas rregullit të përgjithshëm: germën “L” e kthen në “R” dhe  na çon tek fjala DYREME – me rrejte dy, dy herë.

Ne mendojmë se fjala DILEME vjen nga bashkimi i dy fjalëve të gjuhës së lashtë shqipe: “DI” dhe “LEM”, DY dhe LEM. Nga bashkimi i këtyre fjalëve del: DY LEMË, dy kemi lerë, që përdoret, kur jemi në mëdyshje, jo të vendosur.

Desha të përmend këtu edhe diçka, që shpesh e ndesh në literaturë. Bëhet fjalë për fjalën VASILEUS, BASILEUS. Kjo fjalë gjindet në shumë mbishkrime të lashta maqedone, ilire, epirote, që ndodhen në monedha. Por disa studiues falsifikatorë shkruajnë se kjo fjalë është e greqishtes ashtu si dhe monedha përkatëse, të vjetra disa shekuj p.e.s. Historia nuk njeh që të ketë ekzistuar në lashtësi   ndonjë shtet grek dhe të ketë pasur edhe mbretin grek. Mbretëria e parë greke u ngrit nga fuqitë e mëdha pas kryengritje arvanitase në vitit 1832 me mbretin Oto, që ndeji në krye të Mbretërisë Greke deri në fund të vitit 1862. Mbreti i ri, i ardhur nga Hollanda Georg i I, zuri vendin e Otos dhe qeverisi Greqinë deri në vitin 1913. Nuk ka mundësi që një popull të krijojë fjalën “mbret”kur nuk ka pasur ndonjë herë mbretdhe pas mijëra vjetër të ngrejë mbretërinë. Prandaj mendoj, që fjala Basileus është fjalë e ardhur nga dialektet e lashta pellazgjike. Po kështu është edhe fjala “polis”, që thuhet se grekët e lashtë (!) kanë quajtur qytetin, kur grekë të lashtë nuk ka pasur dhe asnjë qytet nuk njihet në histori, që të jetë ngritur nga grekët.

Rreth Greqisë janë ngritur disa mithe, që qarkullojnë dendur në rrethet shkencore dhe në jetën e përditëshne. Këto mithejanë ngritur gjatë shekujve 18-19 nga politika europiane,ndihmuar nga studiues me dije të pakta dhe pa ndërgjegje, me qëllim për të ngritur Greqinë mbi popujt e tjerë ballkanik, për të shpejtuar largimin e Turqisë nga Ballkani. E gjitha kjo është ndërtuar në kundërshtim me zhvillimet historike në Ballkan dhe sidomos duke marrë nga historia e shqiptarëve, që e kanë sunduar Ballkanin nga kohrat më të lashta deri në ramjen e Perandorisë Bizantine dhe pushtimin osman.

“Greqia e lashtë”, “gjuha e lashtë greke”, “perënditë e lashta greke”, “periudha helenistike” janë disa nga këto mithe, që janë krijesa politike për qellime të caktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin historik. Këtu nuk është vendi për të diskutuar për këtë terma, sepse i kemi diskutuara në studime të tjera, por le të shohimnga afër çfar përfaqëson “gjuha e lashtë greke”, që shpesh nxirret si një e vërtetë e madh, që paska ekzistuar gjatë historisë.

“Gjuha e lashtë greke” se çfar përfaqëson, shihet mjaft qartë nga ky fjalor i shkurtër,  ndërtuar me fjalë të gjuhës së lashtë pellazge:

Në këtëfjalor të vogël shihet sa bukur përputhen fjalët e gjuhës shqipe me fjalët e asaj, që disa ende e quajnë “gjuha e vjetër greke”. Ndërsa fjalët e greqishte moderne janë krejt të ndryshme nga fjalët, që jepen si të gjuhës së lashtë greke. Ky është treguesi se si u ngrit “gjuha e lashtë greke”, duke marrë fjalët e gjuhëve të lashta pellazge dhe pasardhësve të saj, gjuhëve ilire, dardane, maqedone, epirote etj. Edhe mbrapashtesat –os, -is etj., greqishtja i ka marrë nga dialektet  e lashta pellazge.

Shkronjat, që përdor greqishtja janë shkronjat e alfabetit pellazg.   Pellazgët e kanë shpikur alfabetin, që u trashëgua nga ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët etj., të gjithë shqipfolës, më pas e trashëguarn arvanitët dhe prej tyre e morën grekët (2).

Prandaj termi “gjuhë e vjetër greke” nuk duhet të përdoret, sepse asnjë herë nuk ka ekzistuar.  

Ballkani është territor relativisht i vogël, por me histori shumë të madhe.

Duke punuar mjat vite në lëmin e historisë së lashtë të popullit tonë, gjuhës shqipe dhe të Ballkanit, truallit ku u gatua ngjarjet për to, arritjet e Dalipajt në librin: “Greqishtja, një bijë e shqipes” plotësisht përputhen me historinë e rajonit.

Pellazgët, siç quheshin ndryshe shqiptarët e lashtë, kanë banuar Ballkanin që nga parahistoria dhe për këtë flasin dokumenta të shumta, që kemi botuar. Gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. nga shoqëria pellazge dhe nga bashkimi i fiseve të afërta formohen popujt maqedon, ilir, dardan, epirot, thrak, dak, paeon, që ngritën mbetëritë e tyre gjatë shekujve 8-4 p.e.s. Të gjithë kanë kanë folur dhe shkruar dialekte të afërta me origjinë pellazgjike. Dokumenti më i madh është Iliasi i Omerit pellazgo/shqiptar.

Sa për krahasim përmendin se gjatë kohës, që në Ballkan ishin ngritur mbretëritë ilire, epirote, maqedone etj. në Europën Perëndimore, Qendrore dhe Veriore mbizotëronte gjendja e fiseve të paorganizuara iberike, gale, kelte, gjermanike, baltike, slave, fine, në Azi: mbledhës-gjyetarët siberianë, fiset turko-mongole, fiset para-tibetiane, fisi tokarian etj., në Afrikë: fiset arabe, fiset blegtorale sahariane, fisi berberëve etj.

Ky krahasim tregon se sa të përparuar nga ana shoqërore, teknologjike, në art dhe shkencë  kanë qenë paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, që kishin themeluar mbretëritë e para në histori, në kohën, që bota për rreth ishte në gjendjen e fiseve të paorganizuara.

I gjithë ky përparim i gjithanshëm i madh i popujve me origjinë pellazgjike,qofshin në Ballkan apo Anadoll, ka ndikuar shumë në përparimin shoqërorë të popujve të tjerë, sidomos në formimin dhe zhvillimin e gjuhëve të tyre.

Kjo është arritja më e madhe historike e shqiptarëve të lashtë (4).

Në formimin e tyre ndikim të madh kanë lënë dialektet e ndryshne të gjuhës pellazge : dialekti i Omerit, dhe më pas gjuha ilire, maqedone, epirote, thrake, dake etj. Prandaj mjaft fjalë dhe trajta nga këto gjuhë të lashta me origjinë pellazgjike kanë hyrë në gjuhët indo-europiane. Gjuha Para (Proto) Indo-Hitite, që kërkohet nga shkenca është gjuha pellazge, gjuha më e vjetër             e folur dhe e shkruar e planetit. Për këto arsye ne kemi ngritur Familjan Pellazgjike të gjuhëve, ku i përfshijmë të gjitha gjuhët e Europës deri në Lindjn e Afërt (2,5).

Pas luftrash të ashpra me ilirët, maqedonët, epirotët dhe popujt e tjerë shqipfolës, në vitin 168 p.e.s. Ballkani pushtohet nga romakët, që bënë riorganizmin dhe gritën Provincën Ilire në Ballkan. Gjatë kësaj kohe në Ballkan shfaqet fisi, që emërtohet nga romakët “graeke ose grekët”. Grekët nuk dihet se nga erdhën, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturorë, që të dëshmojë praninë e tyre. Asnjë të tillë nuk sollën as në vendin e ri. Gjatë kohës Bizantine grekën e quanin veten “romanoi” (romanë), por asnjë shtet nuk kanë pasur dhe asnjë ndikim në jetën shoqërore gjithashtu.

Gjatë shekullit 18-19, kur fuqitë europiane u vunë në përpjekjet e tyre për të larguar nga Europa Turqinë, ngritën edhe mithet rreth “Greqisë së lashtë” dhe “grekëve të vjetër”për të treguar “qytetërimin e madh grek” ndaj turqëve të rij. Gjithçka u sajua në dobi të politikës europiane. Në këtë kohë grekët, të shtyrë nga politikanët dhe disa artdashur të kohës, filluan ta quajn veten “hellenë” dhe Greqinë me emrin “Hellada” apo “Hellas”, bile edhe gjuhën e tyre filluan ta quajnë “ellenika” (ellenishte), sepse nuk kishin emër tjetër. Të gjithë këto terma janë të kohës së lashtë pellazgjike për rajonin dhe nuk kanë asnjë lidhje me grekët.

 

Bibliografia

1-Dalipaj A. 2019.  Greqishtja: një bijë e shqipes”, 255 fq, KOTTI, Korçë. 2-Peza L. & Peza L. 2011. The pelasgians had invented the first writing and alphabet in the world. Referat in the First Conference on Pelasgian Civilisation hold in Tirana 21-22 October 2011, abstract book, pp.4-6., Pashtriku org. 12.10.2012. 3-Peza L. & L.Peza 2018. Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe Familja Pellazgjike e gjuhëve”, GEER, 345 PP., Tiranë. 4-Peza L. & L.Peza 2018. Historia e shkurtër e Ballkanit, Dodona, nr. 3, f.96-101

5-Peza L. & L.Peza 2018. Pelasgian family of languages, Dodona, nr. 3, f. 89-95

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat