Prepotentët e politikës në Kosovë!

Opinione

Prepotentët e politikës në Kosovë!

Nga: Petrit Dibrani Më: 22 qershor 2020 Në ora: 12:48
Petrit Dibrani

Prepotentët e duan vetëm pushtetin dhe jo shtetin...

Sjellja si MUJSHAR, për të ardhur në pushtet, dëmton,  jo vetëm individët e tillë, po subjektin politikë, që i takojnë dhe mbarë shoqërin në përgjithësi.

Ai që mendon se mund të bëjë pa të tjerët, gabon shumë rëndë, po ai që mendon se të tjerët nuk mund të bëjnë pa të, gabon edhe më shumë.

Shkrimet që i lexojmë, thuajse ç’do ditë tregojnë shumë qartë, se shumë nga “politikanët” në Kosovë, mendojnë vetëm për pushtetin, e jo për SHTETIN.

Shfrytëzim dhe vetëm shfrytëzim, i të gjitha resurseve, kjo është mendësia për fatin tonë të keq, e shumë politikanëve në vendin tonë!

Ju, politikë bërës, duhet ta dini se nëse hapim tema rreth së shkuarës dhe të tanishmes, atëher do ta kuptojmë se kemi humbur të ardhmen!

Ai që tregon apo shkruan, drejt gabimet e një politikani, është mësuesi i tij, ai që vë në dukje veprimet e drejta të tij ēshtë miku i tij, ai që e lajkaton është armiku i tij.

Politika, për ju “politikë bërës” s’duhet të jet lojë, apo bisnes serioz, po duhet të jet veprimtari serioze!

Duke e ditur se ju, jeni të “menqur” edhe pa lexu, atëher ne qytetarët duhet me i’u kritiku, duke besu se ju, doni me u përmirësu....

Unë sot, s’do shkruaj gjatë, duke e ditur se ju “shumë lexoni”, po besoj edhe shkrimet i kuptoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat