A po përgatitet Isa Mustafa për tu bërë president?

Opinione

A po përgatitet Isa Mustafa për tu bërë president?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 qershor 2020 Në ora: 17:16
Isa Mustafa

Aktakuza nga Haga kundër presidentit aktual Hashim Thaçi, duket sa ka shtuar apetitet e Isa Mustafës për të marrë postin e presidentit. Krejt kjo, në rast se Thaçi sonte në ora 20 deklaron dorëheqjen e tij. Edhe në rast se nuk e bën një gjë të tillë, gjithsesi edhe nëse përfundon mandatin e plotë (gjë që shumë dyshoj) Thaçi deri në shkurt të vitit të ardhshëm ka mandat.

Në këtë rrjedhë logjike deshifrimi i takimeve të Isa Mustafës me Ramush Hradinajn dhe Fatmir Limajn, duket se ka të bëjë me postin e presidentit. Jo rrallëherë, Isa Mustafa ka shfaqur ambiciet e tija për të qenë president i vendit. Me moshën e shtyrë të tij, Isa Mustafa në kalkulimet e tija duket se dëshiron të përfundojë karrierën politike dhe jetësore në postin e presidentit të vendit.

Për të arritur tek një gjë e tillë natyrisht se rruga nuk është e lehtë, pasi numrat në kuvend nuk janë edhe aq në favor të tij. Me antipatinë qe ka edhe tek një pjesë e deputetëve të LDK-së, Isa po mundohet që të sigurojë votat e aleatëve në partneret qeverisës, para se të kthehet tek shtëpia e tij.

Përkundër se takimeve me aleatët qeverisës u thanë se ndodhin  pasi nuk jemi pa moti”, arsyeja e vërtetë është krejt tjetër. Në rast se Hashimi jep dorëheqje atëherë deri në zgjedhjen e presidenti këtë funksion do ta kryejë Vjosa Osmani, rivalja më e madhe e Isa Mustafës.

Isa, po mundohet të sigurojë mbi 61 vota, nëse këtë nuk e arrin do rrijë aty ku është, megjithatë kjo dëshirë e madhe i vlon në gji.

Mbase do të shpresojë që Thaçi t’i kthejë nderin që ia bëri në 2016, për t’i siguruar ndonjë votë nga PDK.

Zhvillime interesante pritët të ndodhin, fillimisht nga sonte në ora 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat