Shtresa politike burokrate, bartëse e korrupsionit, e pengon liberalizimin e vizave

Opinione

Shtresa politike burokrate, bartëse e korrupsionit, e pengon liberalizimin e vizave

Nga: Luz Tomaj Më: 21 korrik 2020 Në ora: 15:01
Luz Tomaj

Mjaft lexoi se kosovarët, veçanërisht të rinjët, edhe ashtu po e braktisin shtetin – Kosoven. Mund ta marr me mend se çka do të ndodhë, në se një ditë, ndodhë edhe liberalizimi I vizave. Njerzit përpiçen për egzistencë, për jetë. Në se shteti amë nuk ua premton atë, atëher duhet kërkuar gjeti!!!

Pak a shum kemi njohuri për shtetin amë, përveç tjerash, edhe për potencialin ekonomik. Por, e keqja e madhe, çendron në faktin se, shtresa politike, vite me radhë dhe, edhe sot e kësaj dite, nuk diti dhe nuk po dinë me bërë dhe mbajtë e lene më me zhvilluar shtet. Mazamakeq!!!

Vazhdimisht përpiçem, përmes mjeteve të informimit, me e përcjellë zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë. Ajo që vazhdimisht është aktuale, është beteja e subjekteve politike për marrjen e pushtetit. As sot e kësaj dite, nuk pata rast të degjoj apo lexoj se institucionet shtetërore - Qeveria, Parlamenti, e shtruan në rend të dites qoftë edhe një analizë të situates ekonomike të shtetit, potencialet ekonomike, gjendjen sociale, kulturo-arsimore etj. Jo jo. Megjithatë, sot lexova për lartësin e të ardhurave mujore apo vjetore të zonjes Kryetare të Gjykates kushtetuese. Diku në atë nivel gjinden edhe të ardhurat e shtreses politike – apsolutikisht të byrokratizuar. A I krahason dikush ato tê ardhura me mesataren apo të ardhurat minimale, me pensionet etj në shtet?!

Nuk I përkas asnjërit subjekt politik dhe, falë atyre që shof, më bën të krenohem. Më intereson kontributi I subjektit apo individit për shtet, për popull. Deri tani, u rradhiten subjektet e LDK, PDK, AAK etj dhe, thjeshtë, në aspektin e mbajtjes së shtetit, interesit të popullit, dështuan. Iu dha, shkurtazi, shansi edhe LVV, të jam I sinçert edhe pritja një ndryshim, një kontribut. Por, kur tëgjitha subjektet ia shtruan zullumin edhe e larguan nga pushteti.

E tani, më duhet ti them edhe disa fjalë nga aspekti ndërkombëtar. Falë situates momentale, edhe marrëdhënjet në relacionin SHBA-UE, janë shum të ftohura. Personalisht, 2-3 herë në ditë më vijnë informacione nga Shtepia e bardh. Një herë në javë më vjen raportimi I Departmentit të shtetit për aktivitetet javore. Nuk është modeste por, më duhet të them se jam në kontakt permanent, me përfaqsues të popullit të përkatësis së të dyja partive këtu në SHBA. Jam në marrëdhënje të ngushta miqsore me Senatorin nga shteti I im dhe antaren e kongresit të regjionit tim. Shum herë I diskutojm rrjedhat politike në SHBA dhe jasht. Po e them kalimthi një detal që më bjen në sy se sa inkasojn politikajt e Kosoves në emër të meditjeve, ndërsa senatori, miku I im më thot se nuk din se çka është meditja.

Po e shtjelloi edhe një gjë. Jam në kontakt edhe me pjestarët e Agjencis federale të hetimeve në SHBA. Këto biseda janë konfidenciale, kuptohet, por më duhet të them se ky shërbim shtrihet, thuaja në tërë boten, prandaj kanë informacione edhe për Kosovë. Kur është fjala për korrupcion, po iu them shul shqip se, të korruptuarit I dinë me emer dhe mbiemer.

Jam I sigurt se, një gjë të till, e dinë edhe shtresat e UE. Ndaj, pengesë në procesin e liberalizimit të vizave është korrupcioni, byrokratizimi I shtreses politike, niveli I ulët I legjislacionit.... E shiqova procesin e formimit edhe të qeveris aktuale, unë vuaj nga struktura kualifikuse, nga se profesionalizmin e konsideroi tejet të rëndësishëm në çdo lëmi, vërehet numri I zëvendës apo ndihmës ministrave etj

Shiqoni donjëherë more strukturat e qeverive, sëpaku, në Europen perendimore, qoftë në aspektin e numrit të resoreve apo ministrive qoftë nga aspekti I kualifikimeve profesionale dhe mësoni diçka.

Temë e gjatë, ndonse u përpoça me e shkurtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat