Kryqëzohet LDK-ja, duke gozhduar lidershipin e saj!

Opinione

Kryqëzohet LDK-ja, duke gozhduar lidershipin e saj!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:41
Fatmir Bajraj

Në përgjigje t'shkurtër, mikut tim Faton Mehmeti, i cili i mbanë një leksion euriditiv LDK-së, duke i'a numëruar "deshtimët" dhe "treguar" rrugën që duhet ndjekë ajo !

Paska nxjerrë target LDK-në, në shkrimin e tij , pra për ta kryqëzuar atë përmes gozhdimit të lidershipit të saj, dhe qenka i pari që ka goditur "tabelen" (LDK-në), dhe priti pastaj jeniqeret e "Kmerit të Kuq", të etabluar në rrjetet sociale si industri propagandistike e "Frymës së ndryshimit", përkatsisht LVV-së, të cilën ushqen Faton Mehmeti dhe shumë Fatona tjerë t'shpendarë gjithanedej për "t'shpetuar" vendin !

Faton Mehmeti !

Akademik Isa Mustafa, kurr n'jetë s'ka thënë se "Qytetarët nuk vëndosin kush qeveris",sëpaku jo n'këtë sens, ngase z. Mustafa është më i përgjegjshëm dhe shumë më i ndergjegjshëm se sa Ti, e t'mos flas për urti e nivel të dijes, por ka thënë së zgjedhjet mbahën për Parlament, dhe është Parlamenti që zgjedhë Qeverinë, si derivat i drejtpërdrejt i Legjislativit dhe i zhdrejt i votuesit, dhe kështu e thot Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kështu ndodhë dhe kështu bëhet, për çfarë i përkujtoj z.Faton Mehmeti, se ligjet pozitive të vendit korespodpjnë fortë me konstatimin e akademik Isa Mustafa, dhe e siguroj atë se votuesi i LDK-së, nuk është ndie i tallur dhe as i tradhëtuar nga Kryetari Mustafa, përkundrazi !

Vjosa Osmanin nuk e ka shkarkuar "Garda e vjetër" dhe disa "të rinjë me mentalitet të vjetër" të cilet u dashkan t'ikin sipas z.Mehemti që t'refeormohet fillimisht dhe me pas të ri-ngritet LDK-ja, por e ka shkarkuar nga përgjegjësitë e mandatuara të zonjes Osmani nga struktuar e LDK-së, dhe organet drejtuese të saja, përkatsisht, nga këto përgjegjësi (fuksione) me të cilat zonja n'fjalë ka abuzuar skajshmersiht, duke shkel statutin, e ka shkarkuar KP i LDK-së, ku akademik Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së, kishte vetëm një zë, pra vetëm një votë sikur gjithë tjerët participues në verdiktin e partisë (LDK), as më pak dhe as më shumë.

Pra, Zonja Osmani, nuk ishte përjashtuar nga LDK-ja, por nga funksionet n'LDK, përveq nga funksioni i Kryeparlamentares, pozitë e fituar nga LDK-ja, dhe të cilën gëzonte deri në momentin e shperndarjes së Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve t'parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Po, votuesi i LDK-së, ishte i thyer dhe i deshpruar në Vjosa Osmanin, ndaj çasjes dhe sjelljes së saj ani-statutare karshi votuesit të LDK-së, besimin e të cilëve ajo kishte tradhëtuar duke "kaperce ylberin" dhe përçafuar agjenden e kundershtarit poltik, ish partnerit të koalicionit i cil kishte shkel marrveshjen e koalicionit dhe kishte dezertuar nga bashkëqeverisja, të tjerat janë pasojë dhe këtë e dijnë mirë antarësia dhe votuesi besnik i LDK-së.

Paske shkue edhe një hap përtej "kapercimit të ylberit", z. Faton Mehmeti !

Largimi i gardes së vjetër dhe disa të rinjë me mentalitet të vjetër, sigurisht duke filluar nga ma i riu, z.Driton Selmanaj, duke kaluar nëper Agim Veliun dhe deri të akademik Isa Mustafa, Kryetar legjitim e lagal i LDK-së, n'a thuaj se kush do mbetej aty më, dhe a do mbetej aty kush fare, meq sikur Ti, vijnë edhe tjerë të tillë, dhe thon me gjasë, fshijeni krejt këtë "dinosaur" (LDK-në), ngase tani janë kohë tjera dhe të nguetemi t'hipim në anijën e "shpetimit" n'LVV !

Ne jemi t'vedijshëm për "frymen e "ndryshimit", rolin e mercenar të Vjosa Osmanit n'LDK, si kuislinge e LVV-së, e cila kishte depertuar n'struktuarat e LDK-së deri n'maja të saja, sikurse jemi t'vetëdisjshëm edhe për ideologjinë fashiste të z.Kurti dhe doktrinën populiste si filozofi të mashtrimit të masave, përkatsisht të politikes së turmave, e cila në raste të tilla janë produktive dhe super produktive për projektuesit, por ishim dhe jemi t'vetëdidjshëm se ashtu dëmtohej vendi dhe fati i qytetarëve me të cilet manipulon z.Kurti, dhe leva e tij, zonja Osmani.

Diskursi për demtimin e LDK-së, mund të ngadhnjejë përkohësisht, por është i destinuar të deshtoj, ngase i njëjti, është dhe në kundershtim me interesin nacional dhe shtetëror të Republikës së Kosoves.

Vjosa & Albin, i'a kanë dalë mbanë me misionin për dobësimin dhe fragmentarizimin e LDK-së dhe Kosoves, por rënja e saj-tyre me pëplasje nuk do të vonoj, por dëmi do mbetet si njollë e zezë n'karierën e saj-tyre, për çfarë, dorën n'zemër, kemi faj edhe vetë,dhe duhet të terheqim konseguencat si LDK dhe Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat