Sa përqind do t’i fitojë LDK me 14 shkurt?

Opinione

Sa përqind do t’i fitojë LDK me 14 shkurt?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 janar 2021 Në ora: 07:51
Avdullah Hoti/ Isa Mustafa

Në vazhdën e supozimeve të ndryshme se kush sa vota do i merr, padyshim se njëra ndër përflitet më të mëdha ka të bëjë me LDK, parti e parë antikomunistë në ish Jugosllavi, partia  e parë shqiptarë që doli hapur më ndryshimin e sistemit.

Kjo parti politike, më e hershme në Kosovë, ka mbartur mbi vete sfida të mëdha për vendin, të cilat janë të njohura nga të gjithë.

Fatkeqësisht, LDK ndodhet në një moment shumë të vështirë, si pasojë e veprimeve të kreut të saj, dhe ndihmësve të tij. Ndonëse të gjithë sondazhet tregojnë për rënie të saj, nga vet partia LDK thonë se janë në rritje, me trimërinë që do të jemi të parët.

Ndonëse kjo duket shumë e vështirë, për mos të thënë e pamundur, megjithatë shpresa nuk ka humbur. Besoj, dhe dua të besojë se krerët e LDK, nuk janë izoluar në zyre dhe të shohin një realitet tjetër, është e kuptueshme propaganda si mjet politikë për të mobilizuar masën. Gjithsesi situate në terren duket krejt ndryshme, dëshpërimi është i madh nga ana e votuesve të LDK për arrogancën që ka shprehur Isa Mustafa, Agim Veliu si dhe Driton Selmanaj me votuesit e LDK, të cilët ndjehen të tallur, të tradhtuar nga veprimet e kryesisë.

Përjashtimi i Vjosa Osmanit, një gabim fatal, që do i kushtojë në zgjedhje LDK, pritet të ndikojë dukshëm në numrin e votave që pritet të merr LDK me 14 shkurt. Në zgjedhje te kaluara, LDK thuaje doli e para, me vetëm një deputet më pak se VV, por duket se situate tani ka ndryshuar negativisht, me LDK që duket në rënie të shpejtë.

Arroganca që ka shfaqur kreu i LDK me votuesit, duke thënë se “qytetarët nuk vendosin kush qeverisë” dhe plotë të tjera, natyrisht se nuk janë pritur mirë nga votuesit e LDK. Tani është koha e fundit që kjo parti politike të bëjë reforma të thella, vetëm kështu do i kthehet name kësaj parti të madhe, e cila sot si kurrë më parë po përjeton ditë të zeza.

Pa reforma, pa u largua kjo garda e vjetër, por edhe disa të rinj me mentalitet të vjetër, LDK nuk mund të ec tutje, do të vazhdojë rënia e saj. Zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të jenë të fundit që i prin LDK-së, Isa Mustafa e Agim Veliut, pasi janë po të njëjtët qe kanë humbur 9 palë zgjedhje, si askush tjetër në Evropë. Një LDK e reformuar do rikthente përsëri shkëlqimin që ka pasur kjo forcë politike derisa ishte gjallë Ibrahim Rugova.

LDK nuk meriton këtë situatë në të cilin ndodhet, si askush tjetër duhet të jetë LDK që të jetë shkollë për të tjerët, një parti ku lejohet mendimi ndryshe, një parti mbi vlerat evropiane dhe perëndimore. Jo një LDK e kapur, jo një LDK e shkelur, jo një LDK që lufton për vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat